Fiorentina ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës në Serie A.
“La Viola”, arriti që të mposht në “Artemio Franchi”, Atalantën me rezultat minimal 1-0.
Humbja e skuadrës nga Bergamo mund të ndikojë edhe në shancet e tyre për të fituar “Scudetton” të cilët në rast të fitores së Napolit ndaj Milanit, Atalanta mbetet 6 pikë larg dy pozitave të para.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Moise Kean, në minutën e 45-të.
Me këtë fitore Fiorentina, ngjitet në pozitën e 7-të dhe ka gjithsej 51 pikë, ndërsa Atalanta mbetet në pozitën e 3-të me 56 të tilla.


