KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mjekët thonë se kanë identifikuar shkakun e problemeve misterioze të inflamacionit të mëlçisë te fëmijët
Shëndetësi

Mjekët thonë se kanë identifikuar shkakun e problemeve misterioze të inflamacionit të mëlçisë te fëmijët

Kosova News
Kosova News 11:43 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mjekët britanikë thonë se kanë identifikuar shkakun e problemeve misterioze të inflamacionit të mëlçisë te fëmijët.

Hulumtimet kanë treguar se agjentët shkaktarë janë dy viruse që normalisht nuk shkaktojnë probleme në organizëm.

Në muajt e fundit, më shumë se një mijë fëmijë, shumë nën moshën pesë vjeç, në 35 vende kishin infeksione të mëlçisë me origjinë të panjohur dhe disa prej tyre kishin nevojë për transplantim, raporton BBC. Përcjellë KosovaNews.

Dy ekipe studiuesish nga Londra dhe Glasgou arritën në përfundimin se, për shkak të kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë me COVID-19, fëmijët ranë në kontakt me dy viruse të zakonshme shumë më vonë se zakonisht, ndaj të cilëve nuk fituan imunitet kur duhej.

Këta janë adenovirusi, i cili shkakton një ftohje të lehtë dhe ndoshta probleme të lehta të tretjes, dhe viruse të lidhura me adeno, të cilët normalisht nuk shkaktojnë sëmundje dhe kanë nevojë për një “virus ndihmës”, siç është adenovirusi, për t’u riprodhuar.

Në kushte normale, fëmijët shërohen shumë shpejt nga këto viruse dhe tani kanë shkaktuar inflamacion të rëndë të mëlçisë në disa raste.

Shkencëtarët përjashtuan mundësinë që sëmundja të ishte shkaktuar nga coronavirusi ose vaksina kundër tij dhe arritën në përfundimin se trashëgimia gjenetike luan një rol në zhvillimin e sëmundjes.

“Për shkak të bllokimit të gjatë të pandemisë, fëmijët nuk u socializuan dhe nuk i transmetonin këto viruse me njëri-tjetrin, kështu që ata nuk fituan imunitet ndaj këtyre infeksioneve të zakonshme në kohën kur duhej të kishin”, tha virologia, profesoresha Judith Boier.

Kur u hoqën kufizimet, shtoi ajo, fëmijët filluan sërish të shoqëroheshin dhe papritur u ekspozuan ndaj viruseve dhe një sërë infeksionesh ndaj të cilave nuk kishin fituar imunitet, siç ndodh zakonisht.

Profesoresha Emma Thompson, e cila udhëhoqi hulumtimin në Glasgou, thotë se këto janë gjetje të rëndësishme, por paralajmëron se ka ende shumë pyetje pa përgjigje.

“Ne kemi nevojë për më shumë kërkime për të kuptuar më mirë saktësisht se çfarë roli luajti virusi dy i lidhur me adeno në këto sëmundje të mëlçisë te fëmijët”, tha Thompson.

Gjithashtu lexoni:

137 raste me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm gjatë javës së fundit

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

QKUK: 337 raste në Emergjencë gjatë 24 orëve

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?