KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mjekët e huaj mbesin pa u licencuar, shkak izolimi nga Covidi i kryesuesit të Bordit për Licencim
Shëndetësi

Mjekët e huaj mbesin pa u licencuar, shkak izolimi nga Covidi i kryesuesit të Bordit për Licencim

Kosova News
Kosova News 11:59 -12/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhjetëra mjekë të huaj tash e disa javë janë në pritje për t’u licencuar, por lëndët e tyre ende nuk janë shqyrtuar pasi kryesuesi i Bordit për Licencimin e Profesionistëve të huaj gjendet në izolim nga Covid-19.

Dhjetëra mjekë të huaj në Kosovë janë ankuar se nuk po mund të ushtrojnë profesionin e tyre tash e disa javë pasi janë ende në pritje për t’u licencuar ose rilicencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata kanë dorëzuar në MSH dosjet e tyre për licencim, por ende nuk kanë marr asnjë përgjigje nga ky institucion.

Kjo për shkak se Bordi për Licencimin e Profesionistëve të huaj ende nuk është mbledhur për t’i shqyrtuar lëndët e tyre. Kjo situatë ka ndodhur pasi kryesuesi i Bordit Hysni Jashari është prekur nga Covid-19 dhe i njëjti gjendet në izolim.

Të paktën ky ka qenë arsyetimi nga Ministria e Shëndetësisë kur është pyetur për këtë çështje.

“Janë pranuar një numër i vogël i kërkesave dhe do të shqyrtohen sapo kryesuesi i këtij Bordi të përfundojë ditët e izolimit për shkak të COVID-19 dhe të sigurojë pjesëmarrjen e nevojshme të anëtarëve të tjerë të Bordit në takimin e thirrur për ditë më parë, por që ishte shtyrë për shkak të arsyeve të lartpërmendura nga kryesuesi i Bordit. Këto janë takime që thirren sipas kërkesave që parashtrohen dhe brenda disa ditësh mbahet takimi i radhës, me që është caktuar të mbahet”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Mjekët e huaj janë të obliguar të regjistrohen dhe të licencohen pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për të ushtruar profesionin e tyre në Kosovë./gsh/

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 12/08/2022 12/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?