Që prej tre ditësh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po qëndrojnë disa kardiokirurgë dhe kardiologë amerikanë, të cilët po i trajtojnë fëmijët kosovarë me probleme në zemër.
Nga e diela mjekët amerikanë kanë arritur që të kryejnë 5 operacione kardiokirurgjike dhe 10 intervenime kardiologjike te pacientët.
Disa anomali të zemrës te fëmijët nuk trajtohen tash e një kohë në QKUK dhe për pasojë të vegjlit detyrohen që të kërkojnë trajtim jashtë vendit.
E mjekët e organizatës “Gift of Life International” do të qëndrojnë në Kosovë deri të shtunën e kësaj jave dhe, sipas programit operativ, do të realizohen nga ta edhe 5 operime kardiokirurgjike dhe 7 deri në 10 intervenime kardiologjike./KosovaNews