KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve: Vuçiqi ndërhyri me presion
Politikë

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve: Vuçiqi ndërhyri me presion

Kosova News
Kosova News 12:35 -12/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës, ka deklaruar shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM), Nathalie Loiseau. Ajo ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë nga Beogradi kanë bërë presion që të votohet një listë e caktuar.

Për ndërhyrje e ka cilësuar edhe deklaratën e emisarit për misione të posaçme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, që pati kritikuar kryeministrin dhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


“Kemi dëgjuar zyrtarë të Serbisë që mbështesin një listë të caktuar, e cila është ndërhyrje në procesin zgjedhor. Po ashtu, ishim dëshmitarë të ndërhyrjes nga dërguari i posaçëm i SHBA-së, [Richard]Grenell, dhe kjo është e pafat, shokuese dhe jo diplomatike.

Kemi dëgjuar rregullisht presidentin [serb] Vuçiq, por edhe anëtarë të tjerë nga qeveria ose parlamenti i Serbisë, duke u thënë votuesve se duhet të votojnë për një listë të caktuar, dhe kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, ka deklaruar ajo në një intervistë për KosovaPress.

Ajo ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për gjuhën e përdorur në fushatë.


“Kishte një shumëllojshmëri listash, që natyrisht është e mirë, duke përfshirë shumicën e komunave dhe parti politike joshumicë. Tonaliteti i fushatës ndonjëherë ishte mjaft i ashpër. [Kishte] Më shumë kritikë ndaj kundërshtarit sesa promovim të programit. Ishte veçanërisht e ashpër për kandidatet gra, në takime, tubime dhe online. Për këtë më vjen shumë keq, sepse është një pengesë për gratë që të hyjnë në politikë, dhe nuk duhet të jetë kështu.

Media bënë më të mirën për të intervistuar kandidatët nga parti të ndryshme politike, por siç e dimë të gjithë, partia në pushtet vendosi të mos marrë pjesë në disa debate ose të shkojë në disa intervista në disa media, dhe është një turp, sepse duhet të sigurojmë që votuesit të kenë mundësi të informohen dhe të dëgjojnë gjithçka, dhe për partitë e vogla mbulimi mediatik nuk ishte i barabartë”, ka thënë ajo.


Loiseau gjithashtu ka thënë se personat me aftësi të kufizuara kanë pasur probleme të qasen në disa vendvotime.


“Pamë që votuesit mund të votonin, megjithatë kishte probleme me qasjen në disa qendra votimi për votuesit me aftësi të kufizuara. Kishte shumë pasiguri për mënyrën se si të zbatohej ligji zgjedhor në lidhje me votimin me asistencë, sepse nëse shikoni ligjin, nëse kërkoni votim me asistencë, duhet të paraqisni një certifikatë, dhe nuk kam parë asnjë qendër votimi që të ketë kërkuar një certifikatë. Ndoshta kjo duhet të sqarohet. Por, atmosfera ishte shumë e qetë, dhe njerëzit ishin vërtet të interesuar që demokracia të jetë diçka e gjallë në Kosovë”, përfundon ajo.


Mbi 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian janë angazhuar ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt, për çka Loiseau konsideron se ishte proces paqësor.
Kosova mbajti të dielën zgjedhjet e para të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.
Të drejtë vote në Kosovë kanë pasur mbi 1 milion e 970 mijë votues, ndërkaq numri i qytetarëve që kanë votuar më 9 shkurt është mbi 800 mijë.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.86%, pasohet nga Partia Demokratike me 22.04%, Lidhja Demokratike me 17.62% dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.45%.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me aftësi të kufizuara dhe votat e diasporës

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 12/02/2025 12/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?