KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mirëpritet propozimi i presidentes Osmani që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në
Politikë

Mirëpritet propozimi i presidentes Osmani që për Asociacionin të diskutohet me ShBA-në

Kosova News
Kosova News 10:52 -01/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Propozimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që draftstatuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë të përgatitet bashkë me SHBA-në, po mirëpritet nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas tyre, me amerikanët duhet të vendoset që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, të cilat do ta paralizonin funksionimin e Kosovës.

Ata thonë se pavarësisht zhvillimeve të fundit dhe sulmit terrorist në veri, dialogu nuk ka alternativë.

Megjithatë, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje mbesin të vendosur se kushtëzimi për Asociacionin në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, nuk do të zbatohet.

Profesori universitar, Arben Fetoshi thotë për KosovaPress, se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë komunikim intensiv me përfaqësuesit e lartë të SHBA-së, për Asociacionin, mbi bazën edhe të deklaratave të tyre se i njëjti s’do të jetë një nivel tjetër i pushtetit në Kosovë.

“Ajo çka na duhet tani është një komunikim intensiv i kryeministrit Kurti me aleatët, me z. Escobar në radhë të parë për t’i siguruar garancitë që Asociacioni të mos jetë mekanizëm që e paralizon funksionimin e Kosovës. Ju e dini se kemi marrë vazhdimisht garanci nga ana e SHBA-së që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe asociacioni s’do të jetë nivel tjetër i pushtetit në Republikën e Kosovës dhe mbi këtë bazë qeveria jonë duhet të lëvizë në drejtim të draftimit të statutit të Asociacionit në përputhje me vizionin e prezantuar nga kryeministri në mënyrë që pastaj presioni të zhvendoset mbi Vuçiqin”, thotë Fetoshi.

Konstruktivitet në këtë temë pret edhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, i cili thotë se Kosova duhet të ofrojë pozicionin e saj në raport me atë se si e sheh Asociacionin brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

“Në momentin që pala kosovare do të dëshmohet si bashkëpunuese edhe këto presione do të largohen. Gjithsesi nuk duhet të harrohet në asnjë moment që Asociacioni është pjesë esenciale e marrëveshjes finale. Pa garantimin e situatës së pakicës serbe në Kosovë, pas arritjes së marrëveshjes finale, pas një lloj njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë nuk mund të ketë asnjë mendim ose ide për përfundim të suksesshëm të dialogut”, thotë Muhaxhiri.

Pavarësisht deklaratës së presidentes Osmani për Asociacionin, deputetja e mazhorancës, Fitore Pacolli, thotë për KosovaPress, se ekzekutivi duhet të jetë e kujdesshme në raport më Asociacionin, pasi qëllimi i Serbisë është që të kushtëzojë për Asociacionin dhe mos të zbatojë pikat të tjera të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.

“Tani kemi kushtëzimin nga Serbia e cila thotë Asociacioni fillimisht tani dhe për të tjerat shohim. Ne si qytetarë të Kosovës, si deputetë, si politikan kemi mjaft mësime nga e kaluara dhe e dina se çfarëdo hapa që marrin përfaqësuesit e Serbisë nuk munden me qenë hapa të drejtë dhe munden me pa situatën njëanshëm. Qëllimi i tyre është që të shtyjnë për Asociacion dhe hapat të tjerë të marrëveshjes të mos realizohen kurrë”, thotë Pacolli.

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se zgjidhja për Asociacionin është që Kosova të ulet me SHBA-në dhe ta përgatisë draftstatutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të Kosovës.

Më 24 shtator një grup i armatosur rëndë terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. U lënduan tre policë tjerë, ndërsa u vranë edhe tre sulmues.

Gjithashtu lexoni:

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 01/10/2023 01/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë
08:55 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?