Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet në vazhdimin e seancës së javës së kaluar.
Deputetët kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.
Në rend dite janë edhe Votimi i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.
Seanca e parë nisi në orën 10:00 dhe është vazhdim i pikave të papërfunduara, ndërkohë në seancën e re do të diskutohet për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Seanca me pikat e papërfunduara:
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Seanca e re plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës.
Pyetjet parlamentare.
Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme.
Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide.
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin.
Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021.
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021.
Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës.
Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”.
Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, 13. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.