Kuvendi i Kosovës, me 62 vota për, e ka miratuar në lexim të parë Buxhetin e Republikës për vitin 2024.
Të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm janë 3 miliardë e 314 milionë euro, prandaj cilësohet si një nga sukseset më të rëndësishme të këtij mandati, ngase për herë të parë në Republikën e Kosovës ka rritje rekorde.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka rritje të buxhetit për 97% për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për Policinë Kosovës 17%, për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit 16% dhe kështu me radhë në agjencionet tjera. Totali në investime kapitale është 5,8 milionë, do të thotë rritje prej 3,8 milionësh.
Nderkaq, ne sektorin e Bujqesise, janë ndarë rreth 90 milionë euro, ku buxheti ka një rritje të përgjithshme prej 45%.