KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2024
Politikë

Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2024

Kosova News
Kosova News 20:43 -14/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e Kosovës, me 63 vota për, e kanë miratuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2024. Gjatë votimit nuk ishin deputetët e opozitës.

Kurti për miratimin e buxhetit për vitin 2024: 35 për qind më i lartë se në vitin e parë të qeverisjes

Vlen të theksohet se asnjë nga amendamentet e opozitës nuk janë mbështetur nga deputetët e shumicës parlamentare.

Ndryshe buxheti për vitin 2024 do të jetë 3.3 miliardë euro.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, para votimit në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin 2024, u bëri thirrje deputetëve të jenë të pranishëm në sallë, për të siguruar kuorumin e nevojshëm.

Kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë votat e mjaftueshme amendamentit i cili parashihte pensionimin e parakohshëm dhe sigurimin shëndetësor të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Pro këtij amendamenti votuan 17 deputetë, kundër ishin 43, derisa kishte 5 abstenime.

Në këtë amendament propozohej që 5 milionë euro të ndahen për pagesën e sigurimit shëndetësor të Policisë së Kosovës, ndërkaq afro 10 milionë euro ishin paraparë të ndahen për pensionimin e parakohshëm të pjesëtarëve të policisë, me kushtin e arritjes së moshës 55 vjeçare.

Besnik Tahiri, shef i GP të AAK-së, propozoi amendamentin për asfaltimin e rrugës në Buricë të Podujevës, në gjatësi 1.2 km, projekt ky në vlerë 250 mijë euro, i cili nuk gjeti mbështetjen e shumicës, duke marrë vetëm 20 vota pro, teksa 44 deputetë u shprehën kundër dhe gjashtë abstenime.

Po ashtu nuk gjeti mbështetje as amendamenti i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu i PDK-së për ngritjen e shtatores së dëshmorit të kombit Agim Ramadani në Mitrovicë, në shumë 100 mijë euro.

Mbështetje nuk gjetën edhe amendamentet e propozuara nga deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj që pensioni bazë të rritet nga 100 në 120 euro, ai për rrugën Pejë-Kuqishte-Çakorr, për të cilën janë paraparë dy milionë euro, si dhe ai për hulumtime shkencore në Kosovë, duke kërkuar formimin e një fondi prej dy milionë eurosh.

Po ashtu, mbështetje nuk gjetën as amendamentet e deputetit të PDK-së Elmi Reçica për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj, ndërtimin e objektit të spitalit në Ferizaj, ndërtimin e shkollës profesionale në Ferizaj, ndërtimin e objektit shkollor në Doganaj Kaçanik, sikurse edhe ai për ndërtimin e kanalit të ujitjes në Kaçanik.

Ndryshe, gjatë shqyrtimit të parë të projektbuxhetit 2024, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se në buxhetin e parashikuar prej më shumë se 3.3 miliardë eurosh do të ketë nëntë milionë euro më shumë investime kapitale se sa në vitin aktual

Gjithashtu lexoni:

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Kosova News 14/12/2023 14/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?