KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon seanca e jashtëzakonshme, deputetët miratuan edhe disa projektligje tjera sonte në Kuvend
Politikë

Përfundon seanca e jashtëzakonshme, deputetët miratuan edhe disa projektligje tjera sonte në Kuvend

Kosova News
Kosova News 22:25 -14/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas përfundimit të seancës në të cilën u miratua në lexim të dytë Projekligji mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2024, Kuvendi nisi një seancë të jashtëzakonshme.

Prezentë në këtë mbledhje që u mbajt në orët e vona të së enjtes ishin vetëm deputetët e pozitës, përderisa opozitarët lëshuan sallën para se të miratohej Projektligji për buxhetin.

Gjithsej 11 pika ishin në rendin e ditës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës sonte, e cila ka vazhduar pas miratimit të Ligjit për buxhetin e vitit 2024.

Deputetët nga mazhoranca miratuan kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për 2024, Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare, Projektligjin për Konfliktet Administrative.

Po ashtu, në shqyrtim të dytë u miratua Projektligji për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh, Projektligji për kadastrën e pronës së paluajtshme, Projektligji për organizimin e tregut për produktet bujqësore, Projektligji për ndryshime klimatike.

Në votim ka kaluar edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare, Projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Projektligji për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Pika e fundit të rendit të ditës, Projekt Kodi doganor dhe akcizave do të shqyrtohet në ndonjërën nga vazhdimet e ardhshme të seancës plenare.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për buxhetin për vitin 2024, në një seancë, e cila u braktis nga opozita. Nga 64 deputetë të pranishëm, 63 votuan pro, ndërsa një abstenoi. Projektligji ishte aprovuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, ndërsa shuma e paraparë buxhetore kap vlerën mbi 3.3 miliardë euro, nga 3.2 miliardë sa ishte këtë vit.

Kurti për miratimin e buxhetit për vitin 2024: 35 për qind më i lartë se në vitin e parë të qeverisjes
Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2024

Gjithashtu lexoni:

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Kosova News 14/12/2023 14/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?