KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci i drejtohet Prokurorisë Speciale për zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologjik
Lajme

Ministrja Nagavci i drejtohet Prokurorisë Speciale për zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologjik

Kosova News
Kosova News 18:25 -28/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me, siç ka thënë ajo, shkeljet ligjore në procesin e zgjedhjes së drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.

Në një reagim publik, Nagavci ka bërë të ditur se këtë veprim e kishte paralajmëruar dy ditë më parë, ndërsa sot ka dorëzuar një shkresë përmes së cilës ka kërkuar fillimin e procedurës penale ndaj personave të dyshuar.

Sipas ministres, personat përgjegjës, në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale, përfshirë: keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Nenit 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, cenimin e të drejtave në marrëdhëniet e punës sipas Nenit 218, si dhe bashkëkryerjen sipas Nenit 31 të të njëjtit Kod Penal.

Nagavci ka theksuar se, bazuar në raportet dhe dokumentet zyrtare të pranuara deri më tani, është konstatuar se bëhet fjalë për veprime të kundërligjshme me qëllim të përfitimit të pozitave dhe beneficioneve që rrjedhin nga to, duke tejkaluar autorizimet dhe kompetencat ligjore dhe duke mos respektuar legjislacionin në fuqi.

“Pres që ky rast të trajtohet me seriozitetin e duhur nga organet kompetente dhe që përgjegjësit të përballen me drejtësinë në përputhje me ligjin”, ka deklaruar ministrja.

Ajo ka shtuar se Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj respektimit të ligjit, transparencës dhe parimit të meritokracisë në të gjitha proceset institucionale.

Gjithashtu lexoni:

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Kosova News 28/01/2026 28/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?