KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci: Gjatë vitit të ardhshëm do të punësohen 300 asistentë për nxënës
Arsim

Ministrja Nagavci: Gjatë vitit të ardhshëm do të punësohen 300 asistentë për nxënës

Kosova News
Kosova News 08:29 -27/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit gjatë këtij viti ka punësuar asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. Deri sa kjo pritet të vazhdojë edhe gjatë viti 2023, njohësit e fushës, thonë se numri i asistentëve në shkolla duhet të jetë proporcional me numrin e fëmijëve.

Gjatë vitit 2023 do të punësohen edhe 300 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta në komuna të ndryshme. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë për Radio Kosovën se i kanë kushtuar kujdes mundësive nëpër shkolla që të ketë pedagogë e psikologë, e në mënyrë të veçantë asistentë.

Ajo theksoi se deri në gjysmën e mandatit, do të punësojnë rreth 500 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, derisa bëri të ditur se ka filluar edhe trajnimi i grupeve, që përgatisin kuadrot për të punuar si asistentë.

“Pra do t’i kemi rreth 500 asistentë deri në gjysmën e mandatit, duke përmbushur kështu zotimin e programit qeverisës për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës. Deri në fund të vitit 2023 do t’i kemi 500 asistentë në institucionet tona edukative e arsimore. Përtej planifikimit në buxhet, kemi filluar edhe me trajnimin e grupeve, që përgatisin kuadrot për të punuar si asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. Është një program për nivelin e pestë, sepse nuk kemi pasur kaq kuadro të kualifikuara. Kemi filluar edhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar, i kemi kushtuar vëmendje edhe në qendrat tona burimore”, tha Nagavci.

Drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja tha se ligjërisht është e përcaktuar që asistentët duhet të jenë të certifikuar, derisa shpreson që numri i asistentëve që do të punësohen nëpër shkolla të jetë proporcional me numrin e fëmijëve.

“Nuk guxojmë që të anashkalojmë asnjë nxënës për shkak të një neglizhence institucionale të një komune për të mos rekrutuar asistentë, por të rekrutojë një zyrtarë komune. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që këta asistentë të kenë një kompetencë të mjaftueshme profesionale, e kjo nënkupton trajnime të mirëfillta, por edhe kushte në vendin e punës, që të sigurohet se gjithpërfshirja në klasë po ndodhë dhe mësimdhënia po ofrohet në mënyrë cilësore”, tha Qehaja.

Ndërkohë, gjatë vitit 2022, janë punësuar 100 asistentë për të asistuar tek fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet shkollore të komunave të ndryshme.

Ministria e Arsimit, ishte shprehur se ky numër nuk i plotëson të gjitha nevojat që janë në sistem, por ka planifikuar që trendi i punësimeve të tilla të vazhdojë për të përmirësuar mekanizmin e përkrahjes për nxënësit me nevoja të veçanta.

Ndërkohë, edhe qendrat për socializimin e personave me nevoja të veçanta, kanë bërë thirrje për shtim të numrit të asistentëve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News 27/12/2022 27/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja përfundon numërimin
11:30 -08/06/2026
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional
10:53 -08/06/2026
99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti
10:35 -08/06/2026
Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin
10:18 -08/06/2026
Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?