KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Ministrja Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve
Arsim

​Ministrja Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Kosova News
Kosova News 14:36 -06/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se familjet nën asistencë sociale nuk do të kenë nevojë të paguajnë për fëemijët e tyre edukimin në fëmijërinë e hershme, pasi si Qeveri kanë siguruar një grant që do t’i paguaj ato, bashkë me transportin.

Sipas saj, buxheti është i ndarë dhe deri në fund të vitit do të japin njoftimin për çerdhet dhe kopshtet që mund të jenë përfituese në këtë drejtim.

“Kemi ende komuna të cilat në zona rurale kopshte dhe çerdhe dhe po ashtu për shkak të pagesës që bëhet, ka familje të cilat nuk mund të përballojnë pagesën në mënyrë që të përfshijnë fëmijët në edukimin e hershëm . Duke parë pengesat dhe vështirësitë që vinë nga komunat apo thënë më mirë moskujdesin e kryetarëve të komunave për qytetarët e tyre, në mënyrë që të pengojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë, ne jemi munduar dhe kemi adresuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, me partnerët nëpërmjet një granti të cilin e kemi përfituar nga Banka Botërore, tashmë mjetet i kemi në dispozicion që të gjithë ata që janë familje nën asistencë sociale nuk do të kenë nevojë të paguajnë për edukimin në fëmijërinë e hershme për fëmijët e tyre.

Duke ditur që në disa raste ka mungesë të kopshteve dhe çerdheve ne do të kemi bashkëpunim edhe me kopshtet që janë në partneritet publiko-privat por edhe me ato private dhe do të merren përsipër edhe shpenzimet e transportit dhe gjithçka tjetër që do të mund të ishte pengesë për të dërguar fëmijët në edukimin e fëmijërisë së hershme”, tha ajo.

Ajo shtoi se kanë adaptuar hapësira duke i transferuar ato në çerdhe por edhe kanë miratuar ligjin që e bën shkollimin të obliguar që nga mosha 5-6 vjeç.

Ministrja Nagavci akuzon komunat për mos gjetjen e lokacioneve për çerdhe: Kanë bërë betejë politike me Qeverinë

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

Kosova News 06/10/2024 06/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?