Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi, ka njoftuar se sot e ka takuar një prind, të një vajze 14-vjeçare, në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është tentuar të dhunohet.
Ajo ka bërë të ditur se emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, por që nga viti 2021 ende është i lirë, nuk është dënuar dhe as nuk është burgosur.


