Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka pritur në takim drejtorët e qendrave korrektuese. Në këtë takim sipas njoftimit, është diskutuar për “për sigurinë, rastet psikiatrike, programet rehabilituese si dhe për raportin e auditorit”.
“Nga drejtorët e qendrave korrektuese pritet të hartojnë planet lidhur me aktivitetet që do t’i ndjekin këto qendra, gjatë periudhës mars-korrik 2023”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Ministrja Haxhiu ofroi mbështetjen e plotë për tejkalimin e sfidave të cilat presin përkushtimin e duhur institucional veçmas nga strukturat drejtuese.


