Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot ka marrë një vendim që lidhet me fushën e përmbaruesve privat në Kosovë.
Në fakt, në bazë të kompetencave të saj ligjore e kushtetuese, Haxhiu ka shkarkuar përbërjen e deritashme të këtij komisioni dhe mandej po sot ka emëruar komisionin me përbërjen e re.
Sipas vendimit të siguruar nga KosovaNews, Manushe Karaqi është emëruar kryesuese e këtij komisioni dhe zëvendës kryesues Agron hoxha.
Kurse Adnan Konushevci është emëruar anëtar, kurse Hajrullah Aruqi zëvendës anëtar.
Po ashtu edhe Rushit Hoxha është zgjedhur anëtar i Komisionit, kurse Besnik Aliu zëvendës anëtar.