KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë
Lajme

Ministrja Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë

Kosova News
Kosova News 13:08 -14/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga fillimi i marrjes së detyrës së saj si ministre, tre vjet më parë, sfidën më të madhe e ka pasur jetësimin e zotimit për reformë në drejtësi. Sipas saj, pengesë kanë qenë institucionet e drejtësisë.

Në konferencën për media të mërkurën, Haxhiu ka marrë si shembull procesin e vettingut, që ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

“Prej momentit kur kam pranuar detyrën, sfida më e madhe ka qenë jetësimi i reformës në drejtësi. Kemi pasur mbështetje shumë të madhe të qytetarëve për të jetësuar reformën në drejtësi. E dini vetë ju sa kanë nevojë për drejtësi dhe sa shumë e duan atë. Sa shumë duan që Kosova të jetë shtet i së drejtës. Kemi pasur vullnetin tonë të hekurt për të vazhduar sipas zotimeve që kemi dhënë para qytetarëve, por në anën tjetër jemi përballur me pengesat e vazhdueshme nga institucionet e drejtësisë sepse siç jeni në dijeni edhe përkundër që kemi aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për vettingun në sistemin e drejtësisë, ende institucionet e drejtësisë konsiderojnë që nuk ka nevojë Kosova për vetting që do të verifikonte integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë ajo.

Haxhiu është ankuar edhe në vonesat e Gjykatës Kushtetuese për të marrë vendime. Sipas saj, ky institucion “nuk e ka ndjeshmërinë e njëjtë siç e kanë qytetarët për nevojën që të jetësohet se a më parë vettingu në drejtësi”.

Sfida të tjera për drejtësinë i ka parë edhe Kodin Civil dhe Strategjinë për Drejtësinë Transicionale.

Gjithashtu lexoni:

​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë

Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

Kosova News 14/02/2024 14/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”
10:24 -18/05/2025
​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë
10:18 -18/05/2025
Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe
10:10 -18/05/2025
“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri
09:57 -18/05/2025
Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare
09:46 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?