KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu dhe Ademaj nga KGJK kritikojnë Odën e Avokatëve për mosbashkëpunim
Politikë

Ministrja Haxhiu dhe Ademaj nga KGJK kritikojnë Odën e Avokatëve për mosbashkëpunim

Kosova News
Kosova News 22:10 -26/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka fajësuar Odën e Avokatëve për mosbashkëpunim, në veçanti në obligimet që dalin nga strategjia për sundimin e ligjit, teksa lavdëroi Këshillin Gjyqësor e atë Prokurorial duke thënë së “po bëjnë garë”, se kush po e zbaton më shumë strategjinë.

Këto komente ajo i bërë në aktivitetin për të përmbyllur javën e ndërmjetësimit në Kosovë, ku  tha se takim me Odën e Avokatëve nuk kanë pasur që nga viti i kaluar pasi mungon vullneti nga Oda për një gjë të tillë.

“Oda e Avokateve është institucioni i vetëm me të cilin nuk po mundemi me gjet bashkëpunimin, fatkeqësisht”, u shpreh Haxhiu

Ajo shtoi se iu kanë shkruar disa herë në raport më rekomandimet që dalin nga strategjia për sundimin e ligjit por së të njëjtit nuk kanë vepruar dhe nuk kanë shprehur interes për bashkëpunim.

“E vetmja çështje që kanë adresuar që e kam pas vitin e kaluar, sepse nuk po mundem me as t’i pres në takim sepse nuk po shoh vullnet për ta përmirësuar gjendjen, ka qenë rritja e tarifave të angazhimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare,  kaq”, ka thënë Haxhiu.

Ajo shtoi se duhet të ndodhin reforma edhe në Odën e Avokatëve në mënyre që të shihen këto ndryshme.

Në të njëjtën linjë me ministren Haxhiu ishte edhe zëvendës Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Qerim Ademaj, ku tha se as KGJK nuk po gjen një gjuhë të përbashkët me Odën, ku bëri edhe ftesë publike për bashkëpunim.

“Edhe ne si Këshill Gjyqësor më Oden e Avokateve nuk kemi mujtë më gjet një gjuhë të përbashkët për çështje shumë të thjeshta. Kemi arrit më lidhë një marrëveshje bashkëpunimi me u pajise me email zyrtarë që komunikimi të bëhet në mënyrë elektronike me gjyqtarë e që është një mënyrë e paraparë edhe me ligj, por nuk kemi pa gatishmëri”, theksoi Ademaj.

Ai tha se në organizimin për javën e ndërmjetësimit, të organizuar nga USAID, ku kishte përfaqësues nga Këshilli Prokurorial, Ministria e Drejtësisë dhe vetë ndërmjetësuesit do duhej të ishte edhe dikush nga Oda pasi sipas tij, janë avokatë ata që kanë kontaktin e parë më palët.

“Ne e dimë që avokati është personi i parë që pala është në kontakt më palët në kontest, kështu që ndoshta vullneti i avokateve për më i referu rastet në ndërmjetësim mungon e qe ne te ardhmen në një frymë bashkëpunimi nuk do duhej më mungu”, tha Ademaj.

Mungesën e Odës në atë organizim e theksoi edhe ndërmjetësuesi edhe avokati, Yll Zekaj, ku pyeti se pse nuk po gjendet një gjuhë e përbashkët mes Odës dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Zekaj, ndër të tjera theksoi faktin se Ministria e Drejtësisë nuk ka përmbushur obligimet e saj sa i përket profesionit të Ndërmjetësimit, pasi nuk është mbajtur asnjë trajnim më ndërmjetësues ashtu siç ishte paraparë nga Ministria.

Ministrja Haxhiu për këtë tha se janë duke punuar dhe se kanë ndarë buxhetin për trajnime, por se kur ka marrë drejtimin e kësaj ministrie kanë pasur shumë më shumë prioritet siç është Vettingu, Konfiskimi i paurisë, dhuna ndaj grave e të tjera.

Mungesën e trajnimeve e përmendi edhe Ademaj nga KGJK, ku tha se shumë marrëveshje të arritura përmes ndërmjetësimit nuk po mundën të marrin titullin ekzekutiv pasi nuk janë të përpiluara siç duhet dhe për këtë ai tha se nuk duhet të rrinë pasiv as gjyqtarët.

Në mesin e shumë të tjerave, në këtë organizim për të shënuar javën e ndërmjetësimit, u theksua rëndësia e ndërmjetësimit dhe përparësitë e tij, si efikas, i shpejtë dhe pa kosto shumë të larta, raporton betimiperdrejtesi

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

Kosova News 27/09/2022 26/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?