KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu: Abazi ta njoftojë Prokurorinë, të mos fshihet prapa imunitetit prej deputeti
Politikë

Ministrja Haxhiu: Abazi ta njoftojë Prokurorinë, të mos fshihet prapa imunitetit prej deputeti

Kosova News
Kosova News 12:27 -16/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deputeti Haki Abazi duhet ta njoftojë e të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale e jo të tentojë të fshihet prapa imunitetit të tij si deputet, pas deklaratave për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.

Abazi të enjten ka akuzuar rëndë partinë e tij, pasi ka thënë se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. E për këto pretendime, Abazi do të intervistohet nga Prokuroria. Por deputeti i VV-së ka thënë se deri tash nuk është ftuar. 

Abazi thotë se ekzistojnë video që tregojnë “kush i zhduki mostrat e rastit Dehari”

Para mediave, Haxhiu ka thënë se së bashku me zëvendësin e saj i kanë dhënë të gjitha deklarimet pasi kanë njoftuar për zhdukjen e mostrave dhe janë të gatshëm ta bëjnë prapë nëse iu kërkohet nga institucionet e drejtësisë.

“Nuk e di për çka e ka fjalën deputeti. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta njoftojë Prokurorinë Speciale, të bashkëpunojë me ta dhe jo të tentojë të fshihet prapa imunitetit të tij prej deputeti. Kemi dhënë deklaratat dhe dëshmitë tona bashkë me zëvendësin tim për institucionet e drejtësisë për të gjitha informacionet që i kemi. Informacionet që i kam pasur janë pranë Prokurorisë. Çdo herë jam e gatshme të dalë para drejtësisë, sa herë e kërkojnë institucionet”, ka thënë ajo.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë. Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.

Mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. U pezulluan nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Por Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.

Abazi ankohet për vendimin që të shkarkohet nga komisioni, flet për video që tregojnë “kush i zhduki mostrat e rastit Dehari”

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kosova News 16/02/2023 16/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?