KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abazi ankohet për vendimin që të shkarkohet nga komisioni, flet për video që tregojnë “kush i zhduki mostrat e rastit Dehari”
Politikë

Abazi ankohet për vendimin që të shkarkohet nga komisioni, flet për video që tregojnë “kush i zhduki mostrat e rastit Dehari”

Kosova News
Kosova News 10:41 -16/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, rikonfirmoi të enjten se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Në një konferencë për media, ai tha se urdhri është dhënë nga kryeministri Albin Kurti, pasi i njëjti po kërkon njerëz që duan ta rrëzojnë nga pushteti.

Megjithatë, Abazi tha se nuk ka votë kundër Qeverisë Kurti.

“Jam këtu për të konfirmuar që është dhënë urdhër për shkarkimin tim nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë. Për shumicën prej jush nuk është krejt e papritur kjo gjë. Kureshtja sot është për arsyen që ka sjell deri te vendimi i kryeministrit për shkarkimin tim”.

“Çështja kryesore është që Kurti mendon se unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Dy vite pas marrjes së mandatit, zoti Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Iu kam thënë në fillim e përsëris edhe sot që unë nuk jam votë kundër Qeverisë Kurti”, deklaroi deputeti i VV-së.

Ai tutje u shpreh se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti sepse nuk i ka votat.

“Grenelli nuk ekziston më, Escobari nuk është njeriu që mund të krahasohet me Grenellin. Askush nuk e ka asnjë interes racional për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Është detyrë e opozitës, por ajo nuk i ka votat”, deklaroi Abazi.

Ai ka thënë se ekzistojnë audioincizime që tregojnë “diskutimet mes Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusari-Lilës dhe Donika Mihajlit për ngufatje të zërave të deputetëve brenda parlamentit”.

Tutje deputeti Abazi, foli edhe për rastin e zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit.

Sipas tij, ekzistojnë video që tregojnë “kush i zhduki mostrat e rastit Dehari”

“Video-inçizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Hulumtimi im i fundit kanë sjell te shkarkimi nga posti i kryetarit të Komisionit të Jashtëm dhe anatetimi brenda Vetëvendosjes. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë. Ne si shoqëri, si deputet, nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë. Ne duhet ta kryejmë punën tonë për ta kryer këtë deri në fund. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi e ka nxjerr mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera. IML-ja është 24 orë e monitoruara me kamera”, ka thënë ai në konferencë për media të enjten.

Abazi ka shtuar se prokuroria duhet t’i marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihajlin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balën dhe Flutura Gogaj-Bajrami.

Gjithashtu lexoni:

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Kosova News 16/02/2023 16/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota
18:36 -08/06/2026
Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?