KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari njofton se Qeveria miratoi themelimin e Parkut Industrial të Përgjithshëm në Drenas prej 36 hektarësh
Ekonomi

Ministrja Hajdari njofton se Qeveria miratoi themelimin e Parkut Industrial të Përgjithshëm në Drenas prej 36 hektarësh

Kosova News
Kosova News 21:47 -13/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua themelimi i Parkut Industrial të Përgjithshëm, në Komunën e Drenasit.

Kështu bëri të ditur, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Ajo tha se themelimi i këtij parku është inicuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë ( KIESA).

Ky park do të ndërtohet në kilometrin e 22-të përgjatë magjistrales Prishtinë – Pejë, në fshatin Korreticë e Epërme, përballë Parkut ekzistues të Biznesit në Drenas.

Hajdari tha se parku i Përgjithshëm do të ketë një sipërfaqe prej 36.50 hektarësh në pronësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe do të akomodojë bizneset me veprimtari prodhuese dhe përpunuese.

Ky Park Industrial ka për qëllim:

Nxitjen dhe mbështetjen e investimeve të qëndrueshme, me veprimtari prodhuese dhe përpunuese, të cilët do të operojnë në formën e një ekosistemi inovativ

Punësimin dhe aftësimin e fuqisë punëtore

Nxitjen e veprimtarive që i kontribuojnë ekonomisë qarkore

Rritjen e konkurrueshmërisë dhe mbështetjen e eksportit dhe

Nxitjen dhe transferimin e teknologjisë së avancuar.

Për dallim nga parqet ekzistuese, ky i fundit do të ketë një ambient me karakteristika miqesore për mjedisin, qasje të lehtë në rrugë, energji, ujë, ndriçim dhe kanalizim.

‘’Themelimi i këtij Parku Industrial të Përgjithshëm është i bazuar në Ligjin Nr.08/L-208 për Parqet Industriale dhe Teknologjike dhe Udhëzimeve Administrative përkatëse, mbi të cilën bazë ligjore, Agjencia KIESA ka inicuar procedurat e aplikimit për krijimin e Parkut, në pronësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ka marrë të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme, përfshirë studimin e fizibilitetit dhe projektin kryesor për propozim të themelimit të këtij Parku Industrial të Përgjithshëm në Drenas’’, shkroi ministrja Hajdari.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Kosova News 13/06/2024 13/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:22 -17/06/2026
Policia jep detaje mbi të shtënat me armë në Prishtinë
08:51 -17/06/2026
Sot përfundon numërimi i votave me postë
08:50 -17/06/2026
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë
08:48 -17/06/2026
Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?