KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari: Në tri vitet e fundit 41 mijë biznese të regjistruara
Ekonomi

Ministrja Hajdari: Në tri vitet e fundit 41 mijë biznese të regjistruara

Kosova News
Kosova News 22:16 -20/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se vetëm për tri vitet e fundit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizeseve janë 41 mijë biznese të regjistruara. Derisa foli për javën e ndërmarrësisë tha se është një javë që shënon një festë për inivatorët që idetë e tyre kreative i sjellin në jetësim.

“Kur kam marr në fillim mandatin kam gjetur një shthurje të proceseve të Ministrisë së Industrisë ku politikbërja dhe ekzekutimi nuk ishin te strukturuara mirë dhe që nuk ekzistonin politika sektoriale për sektorin privat. Gjatë këtij mandati kemi hartuar strategjitë për industri, e para industriale me vizion deri në vitin 2030, Strategjia e Turizmit, dhe në proces është Strategjia për Investime, për Politikat Tregtare po ashtu dhe Strategjia për Inovacion e Ndërmarrësi. Të gjitha këto strategji dëshmojnë që sektori privat ka potencial të pashpalosur”, tha tutje ministrja në një intervistë.

E pyetur se çfarë u ofron shteti atyre që duan të hapin një qendër inovative, tha se u ofron hapësirën, zgjeron hapësirën në investimet kapitale dhe shteti u ofron edhe skemat e përkrahjes përmes granteve.

“Tashmë kemi një skemë që ka përfunduar aplikimi, pritet edhe 100 inovator të vijnë në listën përfituese”, tha ajo.

Hjadari  foli edhe për kritikat e Odës Ekonomike të Kosovës, tha se Oda Ekonomike e ka për mision të kritikojë këtë qeveri.

“Nuk befasohem me deklaratat e tij sepse në kohën kur Kosova renditet në shumë raporte botërore si vendi më i sigurt për të investuar ai del me deklaratë se Kosova nuk ka siguri për të investuar”, tha ajo.

Hajdari tha se nuk ka politika fiskale në Ballkanin Perëndimor më të mira se në Kosovë.

“Po cilat janë politikat fiskale në Ballkanin Perëndimor se në Republikën e Kosovës kur ke një taksë korporatave vetëm 10 për qind. A duhet të gjitha të shkojnë në zero sipas kësaj perspektive, sipas Odës Ekonomike, apo duhet shteti të forcohet dhe të ketë një stabilitet për të bërit biznes”, tha ajo.

E pyetur se cila është marka më e njohur ndërkombëtarë që erdhi në Kosovë gjatë këtij mandati, ajo tha se sot erdhi marka e njohur ndërkombëtare suedeze “Volvo” që tha se në Kosovë solli veturën e parë në Ballkanin Perëndimor me një inteligjence artificiale që ofron më shumë siguri dhe mbrojte të ambientit. “Ardhja e një marke multikombëshe në Kosovë me traditë suedeze tregon shumë për vendin tonë sa i sigurt është”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kosova News 20/11/2024 20/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?