KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari merr pjesë në takimin ndërministror të EFTA-s në Islandë
Ekonomi

Ministrja Hajdari merr pjesë në takimin ndërministror të EFTA-s në Islandë

Kosova News
Kosova News 18:10 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë , Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjendet për vizitë zyrtare në Borgarnes të Islandës. Ajo po merr pjesë në takimin ndërministror dhe Një epokë e re midis Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, (Shoqata evropiane e tregtisë së lirë), ku është duke zhvilluar takime me ministra të vendeve të shteteve të Evropës.

“Sot në emër të Republikës së Kosovës jam pjesë e takimit Ministror të EFTA-s  të organizuar në Borgarnes të Islandës.

Në këtë takim sot jam së bashku meZnj. Thórdís Kolbrún Reykfjörd GYLFADÓTTIR, Ministre e Punëve të Jashtme (Islandë) Znj. Dominique HASLER, Ministre e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit (Lihtenshtajn), Znj. Marie-Gabrielle INEICHEN-FLEISCH, Sekretare e Shtetit për Çështjet Ekonomike (Zvicër), Znj. Janicke ANDREASSEN, Sekretare e Shtetit e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Peshkimit (Norvegji) dhe Z. Henri GÉTAZ, Sekretar i Përgjithshëm i EFTA (Zvicër), ku së bashku paraqitëm nisjen e Negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.

Në këtë drejtim, raundi i parë i negociatave pritet të nisë në fund të muajit gusht 2022.

Në fjalën time të sotme theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti, është e përkushtuar që të punojë në bazë të parimeve të qeverisjes së mirë, për krijimin e një mjedisi afarist që do ta bëjë Republikën e Kosovës një destinacion më konkurrues në Evropën juglindore.

Po ashtu paraqita edhe treguesit e performancës së vendit tonë ku kemi shënuar si asnjëherë më parë rritje ekonomike, rritje të treguesve të demokracisë, lirisë së të shprehurit dhe përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës, me qëllimin për të sigurar një të ardhme më të ndritur për shoqërinë tonë, rininë tonë.

Finalizimi sa më i shpejtë i kësaj marrëveshjeje, është i një rëndësie të madhe për Kosovën, pasi shkëmbimet tregtare me vendet e EFTA-s, veçanërisht me Zvicrën dhe Norvegjinë, janë vazhdimisht në rritje dhe kanë një bilanc të dukshëm pozitiv tregtar për mallra dhe shërbime.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mbulon fusha të ndryshme në të cilat palët do të kërkojnë bashkëpunim më të madh, si dhe çështje tregtare si tregtia e mallrave dhe shërbimeve, barrierat teknike në tregti, masat sanitare dhe fitosanitare, lehtësimi i tregtisë, rregullat e origjinës, duke përfshirë bashkëpunimin doganor dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Vendet e EFTA-s dhe Kosova gjithashtu, do të kërkojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha me rëndësi të veçantë për të zgjeruar marrëdhëniet e tyre tregtare, siç janë flukset e investimeve, duke përfshirë transferimin e teknologjisë, politikën dhe ligjin e konkurrencës, prokurimin publik, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe çështje dhe politika të tjera të lidhura me tregtinë, duke përfshirë tregtinë e shërbimeve” ka shkruar ministrja Hajdari në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?