KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë
Politikë

Ministrja Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë

Kosova News
Kosova News 15:34 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se manipulimet me çmimet po vazhdojnë, pasi marzha e fitimit për bizneset në disa produkte bazë është mbi 50 për qind.

Pas rrëzimit të ligjit për çmimet tavan nga Gjykata Kushtetuese, Hajdari tha se argumentet që i kanë pranuar nga Kushtetuesja nuk qëndrojnë, pasi sipas tij, s’ka pas asnjë shkelje të tregtisë së lirë.

“Ligji për masat për produktet themelore nuk ka pasur asnjë shkelje të tregtisë së lirë, por ka pasur për të adresuar vetëm manipulime e tregtarëve, jo në përgjithësi por vetëm disa tregtarë. Argumentet që i kemi pranuar aspak nuk qëndrojnë pasi nuk është e mundshme të shfrytëzohet ligji për rezervën shtetërore në rast se ka çrregullim në treg. Është e mundshme të shfrytëzohet ai ligj kur ka kriza në treg, kështu që ne do të vazhdojmë tutje, kemi politikën tregtare kemi Ligjin për Tregti dhe manipulimet bashkë me Autoritetin e Konkurrencës do të adresohen. Unë asnjë nen të MSA-së dhe Kushtetutës nuk e kam shkel me këtë ligj, por befasohem për të keq se manipulimet po vazhdojnë në treg dhe xhepat e qytetarëve tanë po harxhohen, 70 për qind i kemi marzhë tregtare për disa produkte bazë, 50 për qind kemi marzhë tregtare për bukën”, tha ajo në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet Raporti për Kosovën nga Bashkimi Evropian për vitin 2023, raporton KSP.

Mirëpo, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, akuzoi ministren se ka shkel Kushtetutën, madje sipas tij Hajdari edhe ka keqpërdorur me rezervat shtetërore.

“E ke shkel Kushtetutën, ke shkel ligjin, ke keqpërdorur me rezervat shtetërore dhe ke shkel një vajzë nëntëvjeçare”, theksoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?