KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari krijon ura bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze të energjisë së ripërtritshme dhe hidrogjenit të gjelbër – MASDAR
Ekonomi

Ministrja Hajdari krijon ura bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze të energjisë së ripërtritshme dhe hidrogjenit të gjelbër – MASDAR

Kosova News
Kosova News 22:15 -19/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, gjatë qëndrimit të saj në Emirate të Bashkuara Arabe, në mirëbesim të ministrit të Shtetit për Tregti të Jashtme, Dr. Thani bin Ahmed Al Zeyoudi dhe përmes tij, takoi menaxhmentin e lartë të kompanisë prestigjioze Masdar, të përfaqësuar nga z. U. Serkan Ata, me të cilin diskutuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë që ofrohen për investimet e qëndrueshme në vendin tonë.

Ministrja Hajdari, e shoqëruar nga kolegët e MINT, ME dhe ambasadori i Kosovës në EBA, e informoi z. Ata lidhur me progresin ekonomik, demokratik dhe përparësitë për investime në Kosovë, përfshirë prioritetet e politikave industriale dhe të energjisë, reformat me 16 e më shumë ligje të të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar mundësitë e aplikimit dhe negocimit përmes ligjit për partneritet publiko-privat, projektligjit për investimet e qëndrueshme dhe projektligjit për burimet e ripërtritshme.

Përfaqësuesit e kompanisë Masdar shprehën interesimin për projektet në fushën e energjisë së ripërtritshme dhe për instrumentet të cilat e përkrahin të investuarit në Kosovë, për të cilat Ministrja Hajdari njoftoi më hollësisht për instrumentet dhe lehtësimet legjislative që nxisin dhe mbrojnë investimet e qëndrueshme në Kosovë. Ajo njëherazi u zotua që do t’i përcjellin informatat shtesë me projektet konkrete në kuadër të Protokollit të Parë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – EBA, ku përfshihet edhe sektori i energjisë.

Në fund, Ministrja Hajdari ftoi përfaqësuesit e kompanisë Masdar për të vizituar Kosovën dhe për të parë nga afër mundësitë të cilat ofrohen për investime në vend.

Masdar është një nga kompanitë më të mëdha në botë të energjisë së ripërtritshme dhe një lider i hidrogjenit të gjelbër, duke i vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe në ballë të tranzicionit të energjisë. Si një pionier në avancimin e sektorit të energjisë së pastër, Masdar është aktiv në më shumë se 40 vende në gjashtë kontinente dhe ka investuar në projekte mbarëbotërore.

Gjithashtu lexoni:

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 19/10/2023 19/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?