Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ajo tha se detyra e Qeverisë dhe Presidencës është që në procesin e negocimit të jenë serioze dhe të vendosura.
Ajo tha se detyrë e institucioneve të Kosovës është që të përpiqen drejt njohjes reciproke me Serbinë.
“Detyra ime si ministre e Punëve të Jashtme së bashku me kolegët në Qeveri dhe Presidenten është që në procesin e negocimit të kushteve të jemi serioz dhe të përpiqemi që në çdo hap të mos harrojmë që zgjidhja finale me Serbinë është vetëm njohja reciproke dhe asgjë tjetër”, ka thënë ajo.
Gërvalla është pyetur nga gazetarët nëse plani franko-gjerman parasheh njohjen reciproke, por ajo ka thënë se kjo është çështje konfiedencialiteti për të cilën nuk mund të ndaj detaje.
“Ju e dini që ne për planin franko-gjerman me kërkesë të partnerëve tanë që na kanë lutur që ta trajtojmë në mënyrë konfidenciale unë nuk do ta thyej atë konfidencilitet sepse ju takon autorëve të planit që ta prezantojnë ose të merremi vesh që ne të flasim për atë plan”, shtoi tutje ajo.
Këto komente ministrja Gërvalla i bëri pas raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tw merkurwn ka thënë se ai është i gatshëm që propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania të vendoset në tryezë të diskutimeve.
Takimi i së hënës mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel rezultoi pa marrëveshje për çështjen e targave.
Kurti pas takimit trepalësh në Bruksel ka thënë se Borrell ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.


