KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla: Fjalimi i Vuçiqit në OKB është shkelje e dakordimit të arritur në Bruksel
Politikë

Ministrja Gërvalla: Fjalimi i Vuçiqit në OKB është shkelje e dakordimit të arritur në Bruksel

Kosova News
Kosova News 19:20 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për shkelje të marrëveshjes së dakorduar në Bruksel e aneksit të saj në Ohër. Reagimi i Gërvallës vjen pas fjalimit të Vuçiqit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, në të cilin ai kritikoi faktorin ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa që situatën mes të dyja shteteve e krahasoi me atë mes Rusisë dhe Ukrainës

Shkelje të marrëveshjes së dakorduar në Bruksel e konsideron Qeveria e Kosovës, fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë deklaratën e Vuçiqit, në të cilën ai akuzon vendet e Perëndimit se kanë shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara duke e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Më atë Marrëveshje, presidenti i Serbisë është pajtuar edhe që Serbia të mos flasë në emër të Republikës së Kosovës në forumet ndërkombëtare, dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në. Në harmoni me atë marrëveshje, të cilën BE dhe SHBA dëshmojnë se presidenti i Serbisë e ka pranuar dhe do ta zbatojë në tërësinë e saj, ai sot, në paraqitjen e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është dashur të bëjë thirrje për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB, apo, së paku, të mos flasë fare për Republikën e Kosovës”, ka vlerësuar Gërvalla.

Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Vuçiq ka shprehur kritika edhe ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për takimin që ai ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Këtu, në këtë sallë, vetëm dy ditë më parë, e dëgjuam presidentin e Shteteve të Bashkuara, duke folur për parimin më të rëndësishëm në marrëdhënie mes vendeve, për respektin e integritetit të tyre territorial dhe sovranitetin… i vetmi telash në këtë ishte se vetëm pak orë pas fjalimit të tij, ai e takoi presidenten e së ashtuquajturës Kosovë, e cila cilësohet nga vendet më të fuqishme të Perëndimit si presidente e një vendi të pavarur, e dalë nga territori i Republikës së Serbisë”, ka theksuar Vuçiq.

Për Kosovën në Kombet e Bashkuara ka folur edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai ka kërkuar njohjen e pavarësisë së saj.

“Kosova ka dëshmuar se dhimbja nuk ka nevojë të lindë armiqësi; ajo duhet të përkthehet në mirëkuptim dhe mbështetje. Gjithsesi Kosova është ende në pritje të njohjes së pavarësisë së saj nga shumë vende. Shpresoj që këto vende së shpejti do ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe do t’i japin Kosovës njohjen që meriton. Njiheni pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Begaj.

Në New York, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara është duke qëndruar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Kosova News 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?