Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Serbia nuk i ka kërkuar Moskës ndihmë për zgjidhjen e situatës së krijuar në veriun e Kosovës dy ditë më parë.
Në një përgjigje për gazetarët, nëse Beogradi ka kërkuar ndihmë, ajo është përgjigjur “Jo, nuk kanë kërkuar”, raporton TASS, Përcjell KosovaNews.
Zakharova ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke destabilizuar botën.


