KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja e Drejtësisë i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës
PolitikëSiguri

Ministrja e Drejtësisë i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës

Kosova News
Kosova News 15:35 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje prokurorit Ilaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza pasi mungon ekspertiza dhe faktet për gazin lotsjellës.

Thirrja e Haxhiut drejtuar prokurorit është bërë të premten në seancën gjyqësore ku ajo bashkë me deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu akuzohen se më 19 shkurt 2016 kanë poseduar jashtëligjshëm në Parlament nga një bombol të gazit.

“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, ka deklaruar Haxhiu.

Kërkesa e Haxhiut ka ardhur pasi është vendosur të kërkohet ekspertizë balistike jashtë Kosovës për të vërtetuar se çfarë mjetesh kanë pasur të akuzuarit.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se pa një ekspertizë të tillë nuk mund të ftohen, gjykohen e dënohen.

“Konsideroj që ekspertiza në këtë proces gjyqësor është shumë e rëndësishme, pra është thelbi i çështjes dhe konsideroj që nuk mund të ftohen, gjykohen, dënohen personat pa një ekspertizë të tillë. Pra, nuk mund te gjykohen personat me interpretime të prokurorit, duhet të ketë prova, duhet të ketë fakte, duhet të ketë ekspertizë”, ka shtuar ajo.

Lutje për prokurorin Beqiri që të tërhiqet nga aktakuza ka pasur edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ai ka thënë se  prokurori duhet që të tërhiqet nga aktakuza pasi pa dëshmitarë, pa ekspertizë po mbahet në këtë proces gjyqësor.

“Kjo ndikon edhe në pozitat që i kemi edhe si deputet edhe si ministra dhe mendoj që duhet prokurori të gjitha rrethanat që janë të dëshmuara këtu, që të tërhiqet nga kjo aktakuzë”, ka thënë Lekaj.

Ndërkohë, në seancë e sotme, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Demaku, ka njoftuar se do të caktohet të bëhet një ekspertizë balistike jashtë shtetit për të vërtetuar se çfarë mjetesh kanë pasur të akuzuarit në rastin ku për posedim të gazit lotsjellës në Kuvend po akuzohen ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, raporton betimi per drejtesi.

Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. 

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim. 

Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal. 

Gjithashtu lexoni:

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27
13:50 -25/07/2026
Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe
13:39 -25/07/2026
Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë
13:29 -25/07/2026
Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh
13:20 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?