KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria serbe e Mbrojtjes kërkon që vetëm KFOR-i të ruajë kufirin e Kosovës
Lajme

Ministria serbe e Mbrojtjes kërkon që vetëm KFOR-i të ruajë kufirin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:53 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia insiston që vetëm pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, të dislokohen në kufi, në anën e Kosovës.

Kështu u tha pas takimit që ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, zhvilloi më 25 tetor me homologun e tij turk, Jashar Guler.

Turqia ka marrë komandën e KFOR-it në tetor.

“Ne fuqishëm inkurajojmë një komunikim të drejtpërdrejtë mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe komandantit të KFOR-it dhe ne insistojmë që vetëm pjesëtarët e KFOR-it të jenë të pranishëm përgjatë vijës administrative nga ana e ‘Kosovës dhe Metohisë’. Po ashtu të vazhdojnë patrullimet e përbashkëta të pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe me ata të KFOR-it përgjatë vijës administrative”, tha Vuçeviq.

Serbia, që nuk e njeh Kosovën, e quan vijë administrative vijën kufitare me Kosovën.

Kufiri i Kosovës me Serbinë ruhet nga Policia Kufitare e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it.

Vuçeviq tha se siguria në Kosovë “ishte tema kryesore e bisedës” me homologun e tij turk.

“Ne jemi të inkurajuar nga garancitë që morëm nga zoti Guler lidhur me sigurinë e komunitetit serb”, shtoi ai.

Vuçeviq tha se siguria në Kosovë “ishte tema kryesore e bisedës” me homologun e tij turk.

“Ne jemi të inkurajuar nga garancitë që morëm nga zoti Guler lidhur me sigurinë e komunitetit serb”, shtoi ai.

Sipas njoftimit, Vuçevi ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se serbët në Kosovë “nuk kanë problem me praninë e pjesëtarëve të KFOR-it dhe prania e tyre ulë tensionet dhe çon drejt shtensionimit”.

Raportet midis Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më shumë pas sulmit të një grupi të armatosur të serbëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Për Radoiçiqin, Prishtina ka paraqitur edhe incizime me dronë ku shihet duke marrë pjesë në sulmin në Banjskë, që Kosova e cilëson sulm terrorist. Serbia ka thënë se nuk do ta ekstradojë atë në Kosovë. Aktualisht ai është duke u hetuar edhe në Kosovë edhe në Serbi, por për krime të ndryshme.

Turqia ka raporte intensive diplomatike me Kosovën dhe është një prej investitorëve më të mëdhenj në të dyja shtetet. Kosova dhe Turqia kanë po ashtu bashkëpunim ushtarak dhe Prishtina ka blerë armë nga Ankaraja për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ky bashkëpunim është kritikuar nga Serbia.

Gjatë takimit me ministrin turk, Vuçeviq po ashtu ka folur për armatosjen e FSK-së nga Turqia.

“Jam i kënaqur, nuk them me premtimet apo garancitë, por me mesazhet që morëm nga Guleri lidhur me armatosjen e FSK-së”, tha Vuçeviq, shkruan REL.

Ndërkaq, Guler tha se Turqia mbështet paqen, stabilitetin dhe pjesëmarrjen e shteteve të Ballkanit në organizata ndërkombëtare, por edhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Turqia vlerëson se dialogu është mënyra e vetme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Shteti ynë, që ka marrë komandën e KFOR-it, do të vazhdojë t’i japë prioritet stabilitetit, sigurisë dhe rendit”, tha Guler.

Gjithashtu lexoni:

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit

Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës

Kosova News 25/10/2023 25/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?