KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 700 të vrarë brenda një dite
Botë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 700 të vrarë brenda një dite

Kosova News
Kosova News 15:58 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi 700 persona ditën e kaluar, tha më 24 tetor Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Kjo shifër paraqet një rritje të madhe të vdekjeve pas shpeshtimit të sulmeve izraelite në këtë territor.

Izraeli ka bombarduar pareshtur Gazën që kur militantët e Hamasit sulmuan qytetet jugore izraelite më 7 tetor.

Që nga shpërthimi i luftës, numri i të vrarëve ka arritur në 5.791 në Gazë, përfshirë 2.360 fëmijë tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Qidra. Të paktën 16.297 të tjerë janë plagosur, tha ai.

Ai tha se kanë pranuar 1.550 raportime për njerëz të zhdukur, përfshirë 870 fëmijë, duke sugjeruar se të zhdukurit mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 12 spitale nga 35 gjithsej në Gazë nuk janë funksionale që nga e hëna. Kjo organizatë tha po ashtu se 46 nga 72 ndërtesat e kujdesit shëndetësor në Gazë, apo 64 për qind, nuk janë duke operuar, shumica në Qytetin e Gazës dhe në veri të Gazës, shkruan REL.

Al-Qidra tha se ndërtesat shëndetësore kanë dalë jashtë funksionit për shkak të sulmeve apo për shkak të mungesës së karburanteve. “Ministria e Shëndetësisë njofton për kolapsimin e plotë të spitaleve në Rripin e Gazës”, tha ai.

Al-Qidra i bëri thirrje Qeverisë së Egjiptit që të hapë pikëkalimin kufitar Rafah, në mënyrë që furnizimet shëndetësore të arrijnë në Gazë dhe të lejojë që në Egjipt të trajtohen të plagosurit. Egjipit ka thënë se nuk e ka mbyllur pikëkalimin, por sulmet ajrore izraelite dhe ato të palës palestineze kanë detyruar që ai të mbyllet.

Spitalet në Gaza drejt kolapsit, Mjekët: Karburanti po mbaron, do të vdesin qindra pacientë

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 24/10/2023 24/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?