KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Shëndetësisë me investime në vlerë 1 milion e 770 mijë euro në Klinikën e Neurokirurgjisë
Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë me investime në vlerë 1 milion e 770 mijë euro në Klinikën e Neurokirurgjisë

Kosova News
Kosova News 17:02 -05/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën se në Klinikën e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka arritur një aparaturë e re në vlerë të 1 milion e 770 mijë euro.

Sipas njoftimit, kjo aparaturë e re do të bëjë të mundur ofrimin e shërbimeve të cilat nuk janë ofruar më parë.

“Në vazhdën e investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim të shtimit të shërbimeve të cilat do të ofrohen për herë të parë në institucionet publike shëndetësore, në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK tashmë ka arritur pajisja e re, gjeneratë e fundit e teknologjisë”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se ky shërbim i ri përfshin intervenime të cilat nuk kanë qenë të mundura të realizohen më parë në QKUK, veçanërisht për rastet të cilat diagnostikohen me forma më agresive të kancerit që origjinën e kanë në tru.

“Me fillimin e këtij shërbimi të ri në Klinikën e Neurokirurgjisë, do të reduktohet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit. QKUK po zbaton planin dinamik përgatitor me qëllim të funksionalizimit të aparaturës, ndërsa bashkë me pajisjet e tjera siç janë sistemi i fluoroskopisë 3D, neuroendoskopi dhe tabela e kirurgjisë kurrizore, vlera e investimeve në Klinikën e Neurokirurgjisë arrin në vlerën 1 milion e 770 mijë euro”, përfundon njoftimi. 

Gjithashtu lexoni:

Trump thotë se ‘mund të’ ose ‘mund të mos’ e godasë Iranin

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së

Moti sot me diell dhe vranesira të shperndara

Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit

Kosova News 05/09/2023 05/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Hajrulla Çeku kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit
19:08 -18/06/2025
“Paç fat”: Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem të Iranit, pas refuzimit për t’u dorëzuar
18:50 -18/06/2025
​Jashari në SHBA, prezanton të arriturat e FSK-së
18:41 -18/06/2025
Forcat e NATO-s mund të përdorin së shpejti këtë kamionçinë “të kamufluar”
18:34 -18/06/2025
Kurti takoi ambasadorët e Finlandës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut
18:18 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?