KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron Gazetën METRO: Publikoi lajm të rremë për Ushtrinë e Kosovës rreth reagimeve për luftën Izrael – Palestinë
Siguri

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron Gazetën METRO: Publikoi lajm të rremë për Ushtrinë e Kosovës rreth reagimeve për luftën Izrael – Palestinë

Kosova News
Kosova News 20:44 -11/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës përmes një reagimi ka demantuar përmbajtjen e një lajmi të publikuar në portalin  “Gazeta Metro”, duke e quajtur atë lajm të rrejshëm e tendencioz kundër Ushtrisë së Kosovës – FSK.

Në reagimin e Ministrisë thuhet se gjatë ditës së sotme një lajm i botuar në portalin “Gazeta Metro” është i pavërtetë, tendencioz, i njëanshëm dhe mbi të gjitha i dëmshëm me titull “Pjesëtari i FSK-së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje”.

“Njoftojmë mediat dhe qytetarët se emri i lakuar i qytetarit në portalin METRO, nuk ka të bëj fare me FSK-në… Prandaj nuk e kemi të qartë motivin e gazetës për të shpifur, keq informuar dhe për të njollosur emrin e Ushtrisë së Kosovës, uniformën, stemën e Ushtrisë dhe Flamurin e shtetit tonë, të publikuara në foto si ilustrim i lajmit në artikullin e lartpërmendur”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka dhënë edhe fakte në përgënjeshtrimin e lajmin të Gazetës Metro.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës:

Gazeta METRO publikon lajm të rremë për FSK-në rreth reagimeve për luftën Izrael – Palestinë

Njoftojmë qytetarët dhe mediat se sot (11.10.2023) në portalin “Gazeta Metro” është botuar një lajm i pavërtetë, tendencioz, i njëanshëm dhe mbi të gjitha i dëmshëm me titull “Pjesëtari i FSK-së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje”.

Gazeta nuk mjaftohet që shpif me titullin e pavërtetë, por për më tepër shpifjen e thellon edhe me tej kur bën “thellimin” e lajmit se: “Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka komentuar në lajmin ku në Izrael dje u vranë të paktën 40 foshnje, duke shprehur respekt për Hamasin, që sipas tij kanë qenë profesionalist në këtë masakër, shkruan Gazeta Metro”.

Njoftojmë mediat dhe qytetarët se emri i lakuar i qytetarit Hajzer Shyti, në portalin METRO, nuk ka të bëj fare me FSK-në, i apostrofuari është demobilizuar prej FSK-së para 5 (pesë) viteve.

Prandaj nuk e kemi të qartë motivin e gazetës për të shpifur, keq informuar dhe për të njollosur emrin e ushtrisë së Kosovës, uniformën, stemën e ushtrisë dhe flamurin e shtetit tonë, të publikuara në foto si ilustrim i lajmit në artikullin e lartpërmendur.

Lusim mediat që çdoherë, e aq më tepër në rrethana të jashtëzakonshme të verifikojnë lajmet e rreme që kanë të bëjnë me imazhin e ushtrisë e të shtetit.

Gjithashtu lexoni:

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj

Reduktimi i KFOR, “rezultat i vlerësimit të kujdesshëm të kushteve në terren dhe jo sinjal i tërheqjes”

Grabitje me thikë në një pompë derivatesh në Prishtinë, merren mbi 2,500 euro

Hetim i vdekjes në Malishevë, një grua gjendet pa shenja jete

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vushtrri

Kosova News 11/10/2023 11/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj
13:39 -21/06/2026
Protesta hyn në ditën e 21-të, demonstruesit kalojnë natën para Kryeministrisë
13:37 -21/06/2026
Koncert përkujtimor “Nisma e Lirisë” në nder të heroit Hakif Zejnullahu
13:35 -21/06/2026
Kryeministri Edi Rama diskutime me Macron, pritet të takohen nesër në Paris, zbulohet agjenda
13:33 -21/06/2026
Reduktimi i KFOR, “rezultat i vlerësimit të kujdesshëm të kushteve në terren dhe jo sinjal i tërheqjes”
13:31 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?