Ministria e Infrastrukturës ka nisur sot procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e rrugës rajonale Mushtisht-Shtërpcë që lidhë komunën e Suharekës me atë të Shterpcës.
Ky njoftimi për inicimin e procedurave të prokurimit për këtë rrugë është publikuar sot në platformën e-prokurimi.
Vlera e parashikuar e projektit është 6 milionë e 500 mijë euro.
Ky projekt ka nisur nga qeverisjet e kaluara që nga viti 2017 mirëpo kishte dështuar për shkak të proceduarave të prokurimit.
Më parë, procedurat e prokurimit për këtë projekt i kishte udhëhequr Komuna e Suharekës, ku ishte bllokuar për shkak të ankesave të kompanive në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Punimet kishin filluar në vitin 2018, por ato ishin ndërprerë për shkak se kompania që e kishte fituar tenderin në fillim rastin e kishte dërguar në gjykatë, që nga ajo kohë për më shumë se 6 vite kjo rrugë rajonale që është e rëndësishme jo vetëm për banorët e zonës kishte mbetur e bllokuar.



