KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Infrastrukturës angazhon laborator për sigurimin e cilësisë në sinjalizim rrugor
Ekonomi

Ministria e Infrastrukturës angazhon laborator për sigurimin e cilësisë në sinjalizim rrugor

Kosova News
Kosova News 14:43 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka angazhuar një laborator për sigurimin e cilësisë për mirëmbajtjen dhe vendosjen e sinjalizimeve nëpër rrugët e Kosovës.

Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për sigurimin e cilësisë së materialeve në punët e realizuara për mirëmbajtjen dhe vendosjen e sinjalizimeve nëpër rrugë Nacionale, Rajonale dhe në Autoudhë përmes aktivitetit të prokurimit ka angazhuar një Operator Ekonomik, i cili do të bëjë ekzaminime kontrolluese në teren dhe në laborator për kontratat e ndërtimit, rikonstrukturimit, rehabilitimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve dhe objekteve përcjellëse (strukturave) në kontratat e lidhura nga Ministria.

Sipas kontratës së emërtuar “Ekzaminimet kontrrolluese për material dhe kualitetin e punëve në projektet e sinjalizimeve të infrasktrukturës  rrugore” ekzaminimet kontrolluese të materialeve dhe punimeve do të kryhen sipas Standardeve Evropiane si dhe standardeve tjera ndërkombëtarisht të pranuara, raporton KosovaNews.

Dokumentet tregojnë se ekzaminimet që do të bëhen sipas paramasës së kësaj kontrate e që janë pjesë e specifikimeve teknike, janë:  

Matja e intensitetit të retro-refleksionit të shenjave horizontale në rrugë, matja e dukshmërisë ditore QD dhe natën RL në kushte të thata –  EN 1436;

Matja e intensitetit të retro-refleksionit të shenjave horizontale në rrugë, matja e dukshmërisë natën në kushtet në lagështi Rw – EN 1436: 2007 + A1.2008;

Matja e koordinatave të ngjyrave kromatikës (x,y) dhe faktorit ndriçues beta (β) të shenjave rrugore në rrugë;

Matja e koeficinetit të retrorefleksionit të shenjave vertikale të komunikacionit RA – EN 12899-1;

Matja e kromatitetit pranë ndriçimit ditor dhe faktori ndriçues të shenjave të komunikacionit CR – EN 12899-1;

Matja e trashësisë së shenjave horizontale

Për verifikimin e cilësisë së materialeve të përdorura dhe kontrollimin e kualitetit të punimeve që do të ekzaminohen në teren dhe laborator përpos ekzaminimeve kontrolluese, do të bëhen edhe ekzaminime vijuese të nevojshme nga kontraktuesi për të dëshmuar cilësinë e materialeve të përdorura në kualitetin e punëve të kryera.

Kontrata mes Ministrisë dhe Operatorit Ekonomik fitues është nënshkruar më 13.07.2022, dhe kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj.

Sipas kontratës laboratori duhet të hartoj raportin e Testimit-Ekzaminimit në të cilin do të përfshihen, numri i raportit; data e ekzaminimit; vendi-lokacioni; numri i kontratës; kryesi i punimeve.

Raporti duhet të dorëzohet tek menaxheri i kontratës për ekzaminime kontrolluese,  tek menaxheri i kontratës për vendosjen e sinjalizimeve  si dhe dy kopje i mbanë laboratori./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje i propozon presidentes që zgjedhjet lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare

PDK thotë se arrestimet në aksionin “Qielli i Thyer”, tregojnë lidhjet e krimit me VV-në

Nis takimi i liderëve me presidenten Osmani

Haradinaj priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malajn

Nis seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

TAGGED: Ekzaminimet kontrrolluese për matrial dhe kualitetin e punëve në projektet e sinjalizimeve të infrasktrukturës rrugore, Ministria e Infrastrukturës
Kosova News 26/07/2022 26/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje i propozon presidentes që zgjedhjet lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare
15:00 -04/06/2025
Spanja anulon marrëveshjen në vlerë 285 milionë euro për armët izraelite
14:41 -04/06/2025
Ka marrëveshje totale mes Jobe Bellingham dhe Borussia Dortmund, dalin detajet e kontratës
14:36 -04/06/2025
Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli
14:33 -04/06/2025
PDK thotë se arrestimet në aksionin “Qielli i Thyer”, tregojnë lidhjet e krimit me VV-në
14:29 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?