KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Ekonomisë dha lajmin për furnizim të rregullt, KEDS-i edhe sot aplikon reduktime
Ekonomi

Ministria e Ekonomisë dha lajmin për furnizim të rregullt, KEDS-i edhe sot aplikon reduktime

Kosova News
Kosova News 12:13 -16/08/2022
Shpërndaje
Ministria e Zhvillimit Ekonomik,Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.
Shpërndaje

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se edhe sot  (e martë) do të ketë kufizim të energjisë elektrike, megjithëse Ministria e Ekonomisë të hënën njoftoi se është kthyer normaliteti dhe se do të ketë furnizim të rregullt.

Buzhala ka thënë sot në KTV, se të martën kufizimet kanë filluar nga ora 9:00.

“Reduktimet kanë filluar nga e hëna dhe kanë qenë minimale, edhe sot nga ora 9 kanë filluar kufizimet e energjisë elektrike”, ka thënë ai të martën.

Buzhala ka thënë se arsye për reduktime është meqë furnizimi është duke u bazuar nga prodhimi vendor dhe se nuk ka para që të blihet energji në tregjet ndërkombëtare.

“Që 1 vit e më shumë e kemi bartur krizën në supet tona. Aktualisht kufizimet parashihen të jenë 2 orë pa energji elektrike dhe 6 me energji. Alternativa e kursimit të energjisë duhet të aplikohet. Gjithashtu duhet që çmimi të reflektojë koston dhe të ketë infuzion financiar për sistemin elektroenergjetik. Dihet se ishin planifikuar të jepen 90 milionë euro, porse ato para nuk janë dhënë asnjëherë dhe kjo e ka zhytur në kolaps sistemin elektroenergjetik”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se secila krizë tejkalohet kur bëhen bashkë të gjitha institucionet dhe mekanizmat, përfshirë edhe popullin.

Buzhala ka thënë se kjo krizë është e importuar dhe nuk është e shkaktuar nga brenda. Shton se me ftohjen e motit kërkesa për energji do të rritet dhe se vendet si Kosova do ta kenë jashtëzakonisht të vështirë situatën.

“Nuk duhet të llogaritet që do të ketë furnizim të sigurt në asnjë mënyrë. Qytetarët nuk duhet ta llogaritin ngrohjen me energji elektrike. Do të jetë dimër i rëndë për të gjithë Evropën. Situata me reduktimet do të zgjasë deri në ndryshimin e parametrave. Çmimet për megavat kanë shkuar shumë lartë. Nuk ka pasur një gjendje të tillë më herët”, ka thënë ai.

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim

Sot tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Gjendet 13 vjeçarja që ishte zhdukur, Ambasada në Gjermani njofton se e njëjta është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Kusari njofton se Prokuroria ka hudhur poshtë kallëzimin penal ndaj Llugaliut: Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit
17:03 -01/07/2025
Detaje nga takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian
16:18 -01/07/2025
Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë
15:43 -01/07/2025
Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor
15:22 -01/07/2025
Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara
14:59 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?