Pas vendimit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale e cila i dha të drejtë Ministrisë së Bujqësisë për pronën ku është vendosur aktualisht pompa e karburanteve “Patroni” organet shtetërore janë vënë në veprim.

Rreth orës 10:00, gjatë ditës së sotme inspektorët e pylltarisë kanë shkuar në objektin e “Patronit” bashkë me Policinë e Kosovës. Pas rreth dy orë bisedimesh me pronarin e kompanisë, Inspektorët e Pylltarisë në fund ia vendosën shiritat pompës së derivateve “Patroni”.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Njesitë Speciale të Policisë së Kosovës.


Pronari i kompanisë “Patroni” nuk e ka pranuar këtë vendim duke thënë se vendimi i Gjykatës Komerciale është apeluar në Gjykatën Supreme, prandaj nuk do ta bëjë lirimin e objektit në mënyrë vullnetare.
Kujtojmë se me datën 1 shkurt të këtij viti, ministria Bujqëisë ia kishte vendosur shiritat objektit “Patroni” për ta hequr nga prona e saj duke thënë se kjo pronë tashmë do të shfytëzohët për nevojat e Ministrisë.



