KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Bujqësisë e kthen pronën e saj mbi 4 milionë euro e cila ishte bartur kundërligjshëm në emër të një serbi
Ekonomi

Ministria e Bujqësisë e kthen pronën e saj mbi 4 milionë euro e cila ishte bartur kundërligjshëm në emër të një serbi

Kosova News
Kosova News 13:11 -05/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

1.34 hektarë tokë në hyrje të kryeqytetit e cila ishte në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë ishin bartur kundërligjshëm tek qytetari serb Jovica Deniqit në vitin 2020.


Pas një procesi të gjatë dhe të mundimshëm Ministria e Bujqësisë ka arritur që ta kthej në pronësi të veten javën e kaluar.

Këtë e bëri të diturë vet ministri Faton Peci i cili doli në një konferencë për media në vendin e ngjarjes i cili tha se janë me qindra hektarë prona të ministrisë së Bujqësisë të cilat janë tjetërsuar nga individ dhe grupe kriminale.

Ministri Peci tha se ky rast është një ndër rastet më bizare që kanë ndodhur karshi tentimit për tjetërsim dhe abuzim flagrant të pronave shtetërore.

“Mënyra e tjetërsimi të kësaj prone për mua si Ministër por po besoj edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që e duan këtë vend, paraqet krim.
Nga të dhënat që posedojmë, që nga viti 2010 deri në vitin 2020 janë rreth 100 hektarë toke të tjetërsuara, objekte e prona afariste, që kanë ndërruar titullarin në mënyrë të dyshimtë përmes metodës së identifikimit të disa pjesëtarëve të komunitetit serb ish zyrtarë të Institutit të Bujqësisë së Kosovës.
Si vazhdimësi e sensibilizimit vazhdojmë që ta njoftojmë opinionit publik dhe organet e rendit e drejtësisë, për shkeljet flagrante ligjore të cilat kanë autorë e për të cilët institucionet e drejtësisë duhet të japin vendimin dhe epilogun meritor.
Në aktvendimin e nxjerrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në dhjetor të vitit 2020, ishte obliguar Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës që të bëjë ekzekutimin e Aktgjykimit të shtatorit të 1996, ku parcela në të cilën ndodhemi sot, i është bartur në pronësi Jovica Deniqit.
Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës më Maj të 2019 si dhe në gusht të 2020-tës kishte refuzuar fillimisht kërkesën e Jovica Deniqit, për shkak të konstatimit të zbraztisë ligjore për ta bartur pronën në pronësi të Deniqit.
Mirëpo, në Janar të vitit 2021, e njëjta drejtori nxjerrë aktvendimin me të cilin është ekzekutuar në regjistra kadastral aktvendimi i datës 11.12.2020 kurse me date 21.06.2021 drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës bazuar në shkresën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të datës 17.05.2021, ka nxjerrë aktvendimin me të cilin është plotësuar aktvendimi i nxjerrë nga Drejtoria e Kadastrit me datë 19.01.2021 me të cilin Jovica Deniq, është bërë pronar i kësaj ngastre kadastrale në të cilën ndodhemi.
Na është dashur shumë angazhim dhe sensibilizim publik e kërkesa ndaj institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të lartëcekura; Agjensicë Kadastrale të Kosovës dhe Drejtorisë për Kadastër të Komunës së Prishtinës (e cila ka refuzuar në vazhdimësi dhënien e historiatit të mënyrës së bartjes së pronës nga MBPZHR tek Jovica).
Si rezultat i këmbëngulsisë sonë, akterët e lartëcekur që kanë marrë vendime skandaloze dhe kriminale me vite në pervetësimin e pronës shtetërore tek individë e konkretisht të kësaj ngastre në vlerë rreth 4 milion euro; prona i është kthyer titullarit / Minsitrisë së Bujqësië, para 6 ditësh”

Ministri Peci tha se Ministria e Bujqësisë ka dërguar me dhjetra raste në prokurori dhe ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të filloj hetimet dhe të nxierr para drejtësisë të gjithë akterët e këtij krimi
“Unë ftoj Prokurorinë e Shtetit që të angazhohet dhe hetoj gjithë mënyrat dhe procedurat e bartjes së pronës së Ministrisë së Bujësisë tek grupe apo individ, e që janë hiq me pak se qindra hektar me tokë, objekte afariste e objekte banimi
Secili duhet ta bartë peshën e përgjegjsisë karshi këtyre veprimeve skandaloze e kriminale, që atyre që kanë vepruar në këtë form po edhe ata që e kanë lejuar dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim të vetëm. Secili duhet të përballet me organet e rendit dhe drejtësisë.
Ofroj, bashkëpunimin tim si Ministër, organeve të rendit dhe drejtësisë për çdo informacion që posedojmë si institucion”

Gjithashtu lexoni:

KESCO: Vetëm A3 prodhon, KEK nuk jep shifra për prodhimin dhe konsumimin

Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

​Prokuroria Speciale këtë vitit synon të ngrit aktakuzën për masakrën e Reçakut dhe burgut të Dubravës

Kosova News 05/02/2024 05/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Koha për zgjim ekonomik, Kosova ka nevojë për prioritete që sjellin rezultate
21:11 -21/06/2025
KESCO: Vetëm A3 prodhon, KEK nuk jep shifra për prodhimin dhe konsumimin
20:44 -21/06/2025
Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane
20:04 -21/06/2025
Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
19:27 -21/06/2025
Houthi kërcënon ShBA-në nëse e sulmon Iranin
18:58 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?