KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia: Rezistenca antimikrobike mund të sfidojë sistemin shëndetësor
Shëndetësi

Ministri Vitia: Rezistenca antimikrobike mund të sfidojë sistemin shëndetësor

Kosova News
Kosova News 17:48 -12/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ishte i pranishëm në ceremoninë e promovimit të udhëzuesit për përdorimin e antibiotikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Në këtë tryezë lidhur me udhëzuesit për përdorimin e antibiotikëve në KPSh, mbështetur nga SDC /AQH, u diskutua për problemin global të shëndetit publik siç është rezistenca antimikrobike (RAM). 

Ministri Vitia ka theksuar se rezistenca antimikrobike ka potencialin të prekë njerëzit në çdo fazë të jetës, si dhe të sfidojë sistemin shëndetësor. Kjo e bën atë një nga problemet më urgjente të shëndetit publik në botë.

“Rëndësia e udhëzuesit për përdorimin e antibiotikëve duhet të konsiderohet si një hap drejt një plani konkret që do të ngërthejë synime të koordinuara strategjike për të përshpejtuar reagimin e Qeverisë ndaj rezistencës antimikrobike me qëllim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve. Në përballje me rezistencën antimikrobike, Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka zbatuar dy plane veprimi që janë në përputhje të plotë me Planin Global të Veprimit të OBSH për rezistencën antimikrobike dhe Konkluzat e Këshillit të Evropës”, tha Ministri Vitia, i cili shtoi se Qeveria mbetet e përkushtuar që bashkërisht me partnerët të arrihen përmirësime efektive ndaj kërcënimeve të rezistencës antimikrobike.

“Vitia i njoftoi të pranishmit se rezistenca antimikrobike, si nen i veçantë, është përfshirë edhe në ligjin aktual për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në njoftim të MSH-së.

Në kuadër të Planit të veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë investime në ngritjen e kapaciteteve laboratorike të mikrobiologjisë mjekësore në të gjitha nivelet e sektorit publik.

Në këtë ngjarje, të pranishmit thanë se ndonëse në shtetin tonë është shënuar ulje e ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve prej gati 25%, megjithatë, ende kemi shkallë të lartë të keqpërdorimit të antibiotikut ceftriakson në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Dokumenti i prezantuar do të jetë udhëzues i mjekut me qëllim ruajtjes së efikasitetit të antibiotikëve. Udhëzuesi do të jetë ndihmesë edhe në realizimin e projektit “International Center for Antimicrobial Resistance Solution”. Ky projekt trevjeçar do të nis i cili do të fillojë gjatë vitit  2024, do të fokusohet vetëm në përdorimin e drejtë të antibiotikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Botimi i udhëzuesit për përdorimin e antibiotikëve në KPSh është mbështetur nga SDC /AQH.

Gjithashtu lexoni:

Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Sonte nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kosova News 12/09/2023 12/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla dhe Božinović bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë-Kroaci, në fushën e sigurisë
11:24 -18/06/2025
Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët
11:10 -18/06/2025
Mesazhi i koduar amerikan, lëshohet nga forcat ajrore të ShBA, vetëm në raste emergjence ose rreziku bërthamor
10:57 -18/06/2025
Gërvalla merr pjesë në Takimin Ministror në Taormina
10:42 -18/06/2025
Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së
10:22 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?