KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia: Puna e infermierëve, boshti i një sistemi të fortë dhe të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor
Shëndetësi

Ministri Vitia: Puna e infermierëve, boshti i një sistemi të fortë dhe të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor

KosovaNewss
KosovaNewss 11:45 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë sot në simpoziumin e parë “Infermierët e bashkuar, një forcë për ndryshim”, i organizuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.

Me këtë rast, ministri Vitia falënderoi të pranishmit dhe theksoi se kjo ngjarje bashkon infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor për të shkëmbyer ide rreth zhvillimeve dhe përparimeve aktuale në fusha të cilat i përkasin sferës së infermierisë.

“Puna e infermierëve është boshti i një sistemi të fortë dhe të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor me qëllim që t’i përgjigjet në mënyrë efektive sfidave dhe me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase për të gjithë qytetarët”, u shpreh Vitia.

Po ashtu, Vitia theksoi se roli i infermierëve është jetik në qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor.

“Për ne si Ministri e Shëndetësisë është obligim që në vazhdimësi të investojmë në edukimin infermieror, të trajtojmë me seriozitet mungesën në rritje të infermierisë, të ofrojmë mjedise praktike pozitive dhe shpërblim të përshtatshëm, të sigurojmë barazi gjinore dhe të përfshijmë infermierët në vendimmarrje në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor”, tha Vitia.

Të pranishëm në këtë simpozium ishin edhe kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës Nexhmije Gori dhe anëtar të tjerë të odës.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

KosovaNewss 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”
14:24 -20/06/2025
IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë
13:56 -20/06/2025
Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!
13:23 -20/06/2025
Protestë kundër keqmenaxhimit të parasë për qentë endacakë: “Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi”
12:46 -20/06/2025
Kurti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj
12:09 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?