KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla raporton në Komision, flet për milionat e investuar në armatim, Bansjkën, NJSI-në dhe aksionet në veri…
Politikë

Ministri Sveçla raporton në Komision, flet për milionat e investuar në armatim, Bansjkën, NJSI-në dhe aksionet në veri…

Kosova News
Kosova News 14:19 -15/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të hënë ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë. Ministri foli për sfidat kryesore me të cilat është përballur Kosova në aspektin e sigurisë.

Sipas tij ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2023 kanë qenë: “menaxhimi i situates në Banjskë, mbyllja e 11 rrugëve ilegale në veri, migrimi i paligjshëm, normalizimi i punës së katër stacioneve policore në veri, sekuestrimi i alarmeve atje dhe neutralizimi i ndikimit fizik të bandave atje dhe implementimi i reciprocitetit për stikersa”.

Si sukses ministri Sveçla e përmendi edhe regjistrimin e veturave nga targat ilegale në ato RKS dhe konfiskimin e mbi 600 kilogramëve të substancave narkotike.

“Është arritur të realizohet regjistrimi i veturave në targa RKS. Gjatë 2023 mbi katër mijë targa të veturave në Veri janë rikthy në RKS. 602 kg substancë të ndryshme narkotike janë konfiskuar gjatë këtij viti”, tha ai.

Po ashtu sipas tij “janë lansuar 19 shërbime të reja në e Kosova. Poashtu kemi barë qasje me të lehtë për riatdhesim”, dhe se “Policia e Kosovës ka arritur të investojë 94% të buxhetit mbi 80 milionë euro kryesisht në armatim”.

Pas raportimit, kryetari i komisionit Bekë Berisha e pyeti ministrin për protestat e njësisë speciale dhe kërkesat e tyre.

Me këtë raste ministri Svecla tha se ka ngritje të pagave dhe se ata paguhen në bazë të punës dhe kontributit që japin.

Ai mohoi se NJSI-së i janë reduktuar kompetencat në shenjë hakmarrjeje siç është raportuar në disa media e janë dhënë deklarata nga politikanë opozitar.

“Qe nga fillimi i mandatit e sidomos gjatë 2023, kem punu që kushtet e punës e në përgjithësi realizimi i detyrave për Policinë e Kosovës të bëhet në mënyrën me të mirë të mundshëm. Njësitë speciale jo që janë degraduar por janë ngritur lidhur me ish njësitin FIT, disa lajme nuk janë të vërteta dhe ajo tashmë është kthyer në drejtori. Nuk bëhet fjalë për ndonjë largim të kompetencave por janë shtu organizimet. Në kuadër të reformës, departamentit të kufirit i është shtu edhe njësiti i reagimit të shpejtë. Kompetencat e secilit njësit të policisë së Kosovës janë të qarta. Lidhur më kompensimet këto njësite janë duke u kompensuar më shumë se kurrë. Në kuadër të ligjit për paga janë parapa klasifikimet e duhura për secilin profesion dhe edhe Policia e Kosovës ka pas rritje dhe është marr vendimi për sigurimin ë të ardhurave shtesë që ka të bëjë më sigurinë. Mund të ketë pakënaqësi por kontributi i tyre është i madhe”, tha Sveçla.

Anëtari i komisionit që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli e ka pyetur ministrin Sveçla pse nuk është ngritur ndonjë aktakuzë deri tash për rastin e Banjskes.

“Nuk ka aktakuzë për rastin e Banjskes, a është në pyetje që s’po ka argumente të duhur prokuroria apo cka është në pyetje pse s’po shohim ndonjë aktakuzë të ngritur për këtë rast”.

Në ketë pyetje përgjigjja e Ministri Xhelal Sveçla tha se është koha e fundit që Prokuroria të ngris aktakuzat.

“ Policia e Kosovës ka ndërmarr hetimin më të rende në rastin e Banjskes, një pjesë e këtyre dëshmive janë publike dhe një pjesë janë në duar të Prokurorisë dhe mendoj se është koha e fundit që Prokuroria të filloje më ngritje të aktakuzave apo të një raporti përfundimtar. Edhe partneret tanë ndërkombëtarë duhet të dinë se çfarë ka ndodhë dhe çfarë është zbuluat nga këto hetime”.

Në këtë mbledhje në Kuvend për shqyrtim u dërgua edhe Projektligji për shërbimet private të sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Kosova News 15/01/2024 15/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?