Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takime të ndara homologun e tij turk, Ali Yerlikaya dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yashar Guler.
Sveçla tha se me dy ministrat turk folën për bashkëpunimin që gëzojnë deri tash institucionet e të dyja vendeve, ku tha se ritheksoi përkushtimin për angazhim të mëtejmë me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbrojtjes për qytetarët në të dy vendet.
“Duke qenë se u takuam përgjatë kohës që po mbahet panairi Saha Expo 2024, diskutuam edhe për mundësitë që ofron ky panair si dhe nevojat e ngritjes së kapaciteteve tona në fushën e sigurisë”.
“Pas takimit me Ministrin e Brendshëm z. Yerlikaya, nënshkruam edhe marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë me qëllim të luftimit efikas të krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm, trafiqeve të ndryshme e terrorizmit”, tha Sveçla.


