Ne Lezhë është kremtuar 580-vjetori i Besëlidhjes mes Princërve të Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.
Në ketë ngjarje ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.
Sveçla ka thënë se Besëlidhja e Lezhës shërbeu si frymëzim për ngjarje e procese të mëdha, që nga Lidhja e Prizrenit te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës te shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Ai tutje ka thënë se Kuvendi i 2 marsit të vitit 1444, përtej organizimit e mobilizimit që u kurorëzua me aleancën e parë politiko-ushtarake të shqiptarëve, nën udhëheqjen e të madhit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ishte mesazh bashkimi për kombin.
“Nëpër shekuj, ky mesazh, përveç se nevojë, nuk ka rreshtur asnjëherë së ekzistuari edhe si dëshirë. Është obligim i yni, në kohën e sotme, të bëhet detyrë dhe qëllim. Urime kjo datë historike, ndër më të rëndësishmet e kombit tonë”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.


