KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pasi u shkarkua nga Putini
Botë

Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pasi u shkarkua nga Putini

Kosova News
Kosova News 20:27 -07/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, është gjetur i vdekur afër Moskës, vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin e shkarkoi atë.

Siç raportojnë mediat ruse, një armë u gjet pranë trupit të Starovoit.

Edhe pse ato thonë se ai u vetëvra, deri më tani nuk është publikuar asnjë informacion zyrtar mbi shkakun e vdekjes.

Kremlini nuk dha detaje ose arsye specifike për shkarkimin e Starovoit, i cili kishte shërbyer si guvernator i rajonit Kursk të Rusisë përpara se të riemërohej ministër i transportit në maj 2024.

Megjithatë, shkarkimi i tij erdhi pasi pothuajse 300 fluturime u anuluan në aeroportet kryesore gjatë fundjavës së kaluar për shkak të sulmit të fundit me dronë ukrainas, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se të shtunën dhe të dielën, 485 fluturime përfunduan duke u anuluar, sipas agjencisë federale ruse të aviacionit, Rosaviatsiya.

Në total, nga mëngjesi i hershëm i së shtunës deri në mëngjesin e së hënës, rreth 1,900 fluturime u vonuan për shkak të asaj që agjencia e quajti “kufizime të hapësirës ajrore të vendosura në aeroportet në Rusinë qendrore”.

Portuali i kontrolluar nga Kremlini, Komersant, raportoi se ndërprerjet u kushtuan linjave ajrore mbi 200,000 euro.

Ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ajrore kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës banesore dhe energjetike, Kievi po synon vendet ushtarake dhe infrastrukturën e luftës të Rusisë.

Shtabi i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës tha se forcat ukrainase goditën bazën ajrore Borisoglebsk në rajonin Voronezh të Rusisë.

Borisoglebsku besohet të jetë baza e aeroplanëve luftarakë Su-34, Su-35S dhe Su-30SM të Rusisë. 

Gjithashtu lexoni:

Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

Turqia prezanton robotin inteligjent për zbulimin e minave

Mediat ruse: Ministri qëlloi veten me armë zjarri

Mbi 1 milion të vrarë, zbulohen humbjet e Rusisë në luftën me Ukrainën

Kosova News 07/07/2025 07/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?