Ministri I Bujqësisë i Republikës së Kosovës ka takuar Ministrin e Ministrisë Federale për Bujqësi dhe Ushqim z.Cem Özdemir me të cilin kanë biseduar për përkrahjen direkte të qeverisë gjermane karshi avancimit të sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Takimi është mbajtur në Kryeqytetin e Malit të Zi në kuadër të takimit 16-të Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore në bashkëpunim me Grupin e Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (RRD SËG) dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi.
“Takim shumë i frytshëm me homologun gjerman, njëherit mik i dëshmuar i Kosovës, Ministrin e Ministrisë Federale për Bujqësi dhe Ushqim z.Cem Özdemir, ku u konfirmua gatishmëria e shtetit gjerman në mbështetje të sektorit të bujqësisë në Kosovë, në shumë projekte dhe ide që i prezentova.
Biseduam për përkrahjen direkte të qeverisë gjermane karshi avancimit të sektorit të bujqësisë në Kosovë, me ç’rast edhe e falenderova z. Özdemir për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE e më specifikisht në përafrimin e politikave të përbashkëta bujqësore, projekte konkrete me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural, agroturizmin, sektorin e pylltarisë dhe politikat që fokusojnë zinxhirin e vlerës në zonat rurale.”
Ministri Peci ka falënderuar z.Cem Özdemir për përkrahjen e vazhdueshme që ja ka bërë Kosovës për dekada me radhë dhe ka mirëpritur ftesën nga Ministri Özdemir për pjesëmarrjen në Forumin Global për Ushqimin dhe Bujqësinë në fillim të vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani.
“Me kënaqësi pranova ftesën nga Ministri Özdemir për pjesëmarrjen në Forumin Global për Ushqimin dhe Bujqësinë në fillim të vitit të ardhshëm, për ta adresuar kështu progresin, politikat dhe hapat e ndërmarrë për t’i adresuar sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë në Kosovë.
Kjo bisedë u zhvillua në kuadër të Takimit të 16-të Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore në bashkëpunim me Grupin e Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (RRD SËG) dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, institucion ky i cili mikpriti homologët e vendeve të rajonit dhe me ç’rast mori udhëheqjen zyrtare të këtij grupi” ka shkruar Peci në Facebook


