Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci, mbajti një takim bilateral me homologun turk prof. Dr. Vahit Kirisçi, në të cilin diskutuan rreth çështjeve të sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë.
Ata u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat brenda institucioneve.
“Turqia vazhdon të mbetet vend mik i Kosovës, të dy shtetet kultivojnë këtë miqësi ndërsa edhe ne si homologë u dakorduam se avancimi i marrëdhenieve tona ndër-institucionale do i kontribuojë kësaj miqësie”, shkroi ministri Peci në Facebook.


