KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Peci: Nëse rrëzohet Osmani, ky në fakt është skenar i Serbisë për destabilizim institucional të Kosovës
Politikë

Ministri Peci: Nëse rrëzohet Osmani, ky në fakt është skenar i Serbisë për destabilizim institucional të Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:36 -30/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci ka folur pas raportimeve në media se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzoj të parën e shtetit, për shkak se dy kandidatë për deputetë kanë bërë ankesa në instancën më të lartë gjyqësore në vend.

Ministri i Bujqësisë ka theksuar se nëse do të ndodhtë një skenar i tillë, pra nëse Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Osmanin, “ky në fakt është skenar i Serbisë për destabilizim institucional të Kosovës”.

Ai ka theksuar se treshja drejtuese e vendit: presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca janë më unik se kurrë.

“Tre krerët e institucioneve Osmani, Kurti dhe Konjufca bashkëpunojnë e funksionojnë sot njësoj si më 4 prill 2021 kur u zgjodh Presidentja Vjosa Osmani në Kuvendin e Republikës”, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, “sulmi mbi cilindo prej tyre është sulm mbi të tre, mbi të gjithë ne, e para së gjithash mbi shtetin demokratik e pushtetin e ri”.

“Një veprimi të tillë me siguri do t’i gëzohej Beogradi zyrtar, sepse ky në fakt është skenar i Serbisë për destabilizim institucional të Kosovës”, vlerëson ministri Peci.

Peci ka kritika edhe opozitën kosovare, duke u dërguar mesazh që të mësohen të jenë në rolin e opozitës dhe të pushojnë me sabotime.

“Ndërkaq atyre në Kosovë që populli ua mori fuqinë me votën e lirë, ata duhet të mësohen me punën në opozitë dhe të pushojnë me insinuatat e sabotimet”, thotë ai.

Vela: Çfarëdo skenari për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë është vetëm skenar i Serbisë
Miftaraj tregon arsyet ligjore: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, Presidentes Osmani s’i rrezikohet mandati

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 30/03/2023 30/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?