KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Ministri Peci: Kosova ka nevojë për mbështetjen e BE-së në sektorin e bujqësisë
Ekonomi

​Ministri Peci: Kosova ka nevojë për mbështetjen e BE-së në sektorin e bujqësisë

Kosova News
Kosova News 20:32 -24/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të Samitit të G7, i cili po mbahet në Berlin, nën organizimin e Ministrisë së Jashtme Federale, Ministrisë Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë dhe Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik u organizuan edhe tre forume diskutimi dhe grupe të punës, ku në forumin me temën “Veprimet për një Sistem të Qëndrueshëm Ushqimor dhe Bujqësi” kryesuar nga homologu gjerman, Cem Ozdemir, mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Në këtë forum, ministri Peci pati rastin të marrë fjalën, ku ndër të tjera theksoi disa nga hapat e ndërmarrë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Qeveria e Kosovës, me qëllim të lehtësimit të veprimtarisë bujqësore për bujqit kosovarë, si dhe kontributin direkt në sigurimin e rezervave ushqimore, përmes programeve mbështetëse të MBPZhR-së.

Me këtë rast, ministri Faton Peci u shpreh se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian në sektorin e bujqësisë, qoftë përmes investimeve të huaja për të cilat kemi potencial të lartë si vend, por më e rëndësishmja është ajo përmes mundësimit të akreditimit të Kosovës në fondet e para-anëtarësimit IPARD në bujqësi.

“Këto fonde do të ishin një shtysë e ndihmesë e madhe për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të bujqësisë në Kosovë, si në prodhim, përpunim e ngritje të kapaciteteve njerëzore”, tha mes tjerash Peci.

Vlen të theksohet se gjatë forumit me temën “Përpjekjet Diplomatike dhe Veprimi i Menjëhershëm Humanitar”, të pranishmëve në mes të tjerëve iu adresua edhe Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, i cili shprehu qëndrimet e SHBA-ve ndaj krizës ushqimore. Ndërsa, gjatë forumit “Koordinimi i Veprimit në një Aleancë Globale për Sigurinë Ushqimore”, ministrja e Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Svenja Schulze, adresoi pikëpamjen e qeverisë gjermane dhe hapat konkret që duhen ndërmarrë me qëllim të unifikimit të veprimeve të cilat do të zbusin krizën e sigurisë ushqimore në mbarë globin./kp/

Gjithashtu lexoni:

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD

KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Shfrytëzojeni ujin në mënyrë racionale

TAGGED: mbeshtetja, sektori i bujqesise
Kosova News 24/06/2022 24/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania dhe Britania do të nënshkruajnë një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë
12:36 -02/07/2025
Kurti pas takimit me Presidenten: Do të bëjmë çmos që Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut
12:24 -02/07/2025
KFOR-i njofton se ushtarë shqiptarë e austriakë janë dislokuar në Kosovë, zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke
12:17 -02/07/2025
Dy orë nga takimi Osmani–Kurti, ende pa detaje
12:13 -02/07/2025
Barcelona pret të fitojë 140 milionë euro nga shitja e tre yjeve
12:00 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?