Ministri i Bujqësisë, Faton Peci nuk ka pushuar as këtë të diel dhe ka dalë në terën, me ç‘rast ka vizituar dhe u është bashkangjitur vjeljes së rrushit.
Ai tha se shumë punë janë realizuar këtë vit e edhe më shumë punë presim që të kryhen dhe Qeveria gjithmonë duke patur prioritet bujkun, përmes avancimit të politikave të duhura dhe mbështetjes konkrete financiare, qoftë përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve.
“Vneshti pa u kitë e pa u plehnu, nuk ban bistak as me u ambëlsu! Sot iu bashkangjita vjeljes së rrushit ku falë punës së palodhshme të vreshtarëve tanë të vyeshëm e djersës së tyre, suksesi është i prekshëm. Teki Cena, është një ndër shembujt e vreshtarit të vyer të cilit natyra ia ka shpërblyer mundin, me frutet e punës që volëm sot”, ka shkruar Peci.
Ai tha se kanë rritur përkrahjen me subvencione e grante dhe javën që lam pasë është hartuar edhe miratuar U.A. Nr. 06.2022 të MBPZHR-së për Verfikimin e Produketeve Bujqësore dhe Artikujve Ushqimor nga Trupat Certifikuese , një akt juridik tejet i rëndësishëm për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë që lehtëson procesin e eksporteve të produkteve tona.


