Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës vizitoi një qytetar nga komuna e Klinës, të cilën e vlerësoi edhe si fermerin model për vendin tonë.
Në fakt ministri sot ka vizituar Agro-Fidanishten “Havolli” nga Resniku i Klinës, e cila përveç familjarëve, punëson edhe rreth 15 punëtorë.
“Qytetari dhe fermeri model. Përvojën nga Belgjika, Driton Havolli nga Resniku i Klinës e ka jetësuar në Agro-Fidanishten e tij. Agro-Fidanishtja Havolli, përveç familjes së Dritonit, punëson rreth 15 punëtorë.
Kjo fidanishte është njëra ndër fidanishtet lidere të prodhimit të fidaneve dhe karakterizohet me ciklin e plotësuar të prodhimit, nga fara deri në frut.
Jashtë sezonës, Dritoni prodhon rreth gjysmë hektari fidane ndërsa me rreth dy hektarë serë ai kultivon spec, domate, tranguj, shalqi e feferon”, ka shkruar ministri Peci pas vizitës.